Dita e Verës, lista e aktiviteteve që do të zhvillohen nesër në Tiranë
Nesër kyeqyteti do të jetë qendër e një sërë aktivitetesh që do të organizohen nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.
Aktivitetet do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00-16:00.
Me sa duket qeveria dhe Bashkia nuk e kanë gjetur frymën e bashkëpunimit as në këtë ditë feste, aktivitete e tyre janë të ndara dhe shtrihen në zona të ndryshme të Tiranës.
Lista e aktiviteteve të qeverisë:
10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria
Banda Frymore e Ushtrisë
10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria
Ansambli i Këngëve dhe Valleve
10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë
Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj
10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve
Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”
10:00 12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.
“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .
Cirku i Tiranës.
11:00 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)
Teatri Kombëtar i Kukullave
10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere
11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.
10:00 12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Simultane shahu.
10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
* 10:0012:00 Muzikë me DJ
* 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë
* 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini
10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”
Basketboll për fëmijë dhe të rinj
10:0014:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).
Panairi i Artizanatit Tiranë. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme socialekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.
16:00 – Qëndra Rinore Tiranë
Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor
Aktivitetet e Bashkisë për Ditën e Verës:
Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00:
Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.
Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.
Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street artistë etj.
Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.
Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.
Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.
Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. AeroclubAlbania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme
/Balkanweb