Dita Botërore e Hemofilisë, sensibilizim nëpërmjet notave muzikore
Dita botërore e Hemofilisë u kujtua nëpërmjet notave muzikore në një koncert të realizuar nga Orkestra Rinore Shqiptare. Në këtë koncert morën pjesë dhe dhjetë muzikantë italianë nga Konservatori Cherubini i Firences.
Hemofilia është një sëmundje e trashëguar që shkakton një insufiçencë të rëndë në mpiksjen e gjakut. Për pasojë personat që vuajnë nga kjo sëmundje kanë shpesh hemorragji dhe gjakderdhje.
Qellimi i koncertit të drejtuar nga dirigjenti italian Guido Corti ishte sensibilizimi për më shumë vëmendje ndaj personave hemofilik.
I pranishëm në këtë event ishte dhe Ambasadori Italian Massimo Gaini, i cili përshëndeti koncertin dhe inciativën e Instituti Italian i Kulturës me Fondacionin Idea, Orkestrën Rinore Shqiptare Ambasada italiane në Tiranë për këtë nisëm.
Që prej vitit 1989 kujtohet Dita Botërore e hemofilisë, për nder të ditëlindjes së themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë Frank Schnabel.