Cilat parti mbeshtesin komunitetin LGBTQ+?
Partit ë politike luajnë një rol thelbësor në barazinë dhe njohjen e të drejtave LGBTQ+. Mbështetja ndaj komunitetit mund të gjendet në qarqet politike. Ky përshkrim nuk shkon drejtpërdrejt për partitë politike shqiptare. Por për termat e përgjithshëm të koncepteve politike në rang global. Partitë progresive dhe politikat që anojnë majtas kanë një peshë më të madhe drejt advokimit për politikat LGBTQ+. Më poshtë do të përshkruajmë shkurtimisht disa parti politike, për të përshkruar se në çfarë nivelesh arrin mbështetja.
Partitë progresive dhe të majta.
-Social-demokratët kryesisht lobojnë për drejtësinë sociale, gjithpërfshirjen, dhe të drejta të barabarta. Tpikisht mbështetëse ndaj politikave që sigurojnë trajtim të barabartë dhe mbrojtje nga diskriminimi.
-Partitë e gjelbërta, të përqendruara më shumë në ambient dhe përmirësimin e shoqërisë, ato janë hapur mbështetëse ndaj të drejtave LGBTQ+. I bashkangjiten koncepteve për kauza të së drejtës sociale dhe gjithpërfshirje.
– Demokratët socialist theksojnë që mbështesin të drejtat LGBTQ+ si pjesë e përkushtimit të tyre më të gjerë ndaj të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale.
Partitë qëndrore, kryesisht partitë liberale mbështesintë drejtat individuale duke përfshirë edhe të drejtat LGBTQ+. Kryesisht lobojnë për njohje ligjore të mardhënieve mes të njëjtit seks, ligjeve kundër diskriminimit, dhe të drejtave të barabarta.
Kryesisht grupimet konservatore dhe liberale janë zakonisht më të kujdesshëm për ndryshimet e mëdha në shoqëri, ka një trend në rritje për mbështetjen ndaj të drejtave LGBTQ+ përmes disa faktorëve. Kjo mund të përfshijëndërhyrje të kufizuara të qeverisë në jetët personale. Duke mbështetur të drejtën e martesës, dhe të jetuarit pa-diskriminim.
Duhet patur parasysh që këto koncepte politike variojnë shumë brënda secilit grupim politik, niveli i mbështetjes varion edhe nga problematika të ndryshme apo kontekste fetare. Duhet shtuar që si një komunitet dinamik, edhe pikëpamjet mund të përmirësohen, kthehen mbrapa në kohë apo të jenë të qëndrueshme përgjatë periudhave të ndryshme.
Anasjelltasi, krahët politikë ekstermistëtë djathët mund të kundërshtojnë, apo të sillen prapa në kohë, duke cituar vlera religjioze apo të kthyera pas në kohë, nën petkun e ‘’tradicionales’’. Ndërkohë që duke patur një identitet gjinor a preferencë seksuale nuk është asesi ‘’moderne’’.
Bëni këtë test për të gjetur se ku ndodheni ju në qarqet politike: https://www.politicalcompass.org/test
Mos harroni të qëndroni pozitivë, dhe mbani paramëndsh që e gjitha është për identitetin dhe dashurinë!