Ambasada Suedeze në Tiranë, nën përkujdesjen e Ambasadores Elsa Hastad, së bashku me Gallery 70 dhe artistë vendas dhe të huaj, do të organizojnë një ankand veprash arti, 15% nga përfitimet e së cilit do jepen për qendrën Streha, e cila ofron mbrojtje dhe strehim për dhjetëra të rinj LGBTI+.
Ankandi do të zhvillohet në një formë hibride, me gjysmën e pjesëmarrësve në ambjentet e Hotel Rogner në Tiranë, dhe gjysmën tjetër të lidhur online përmes platformës Zoom, në datën 8 Dhjetor.
Arti na ndihmon të ecim përpara, përtej kufizimeve të vendosura në jetën tonë nga Covid-19. Kjo është ideja që solli së bashku Ambasadën e Suedisë, Ambasadoren Elsa Håstad, Gallery70 dhe artistët e saj dhe Qendrën Streha në Tiranë.
Artistët që marrin pjesë në ankand janë artistë shqiptarë dhe të huaj, dhe veprat e artit janë grumbulluar në tre grupe prezantimi. Çdo grup prezantimi, ofron mundësinë për të pasur 20 pjesëmarrës: 10 në dyshemenë e ankandit fizikisht dhe 10 ofertues në internet, të lidhur përmes Zoom.
Ju mund të zgjidhni të merrni pjesë drejtpërdrejt ose në internet, në regjistrimin tuaj për ngjarjen, para datës 2 Dhjetor 2020, në adresën e e-mailit [email protected].
Le të festojmë së bashku artin! Le të bëhemi kampion diversiteti!
Listën e plotë të veprave, të ndara në 3 grupe prezantimi, dhe formatin e rregjistrimit në ankand, e gjeni në lidhjen e mëposhtme: