Aktivisti queer Jacob Tobia, imazhi i ri i linjës kozmetike
Foto: BuzzFeed LGBTQ
Aktivistët queer ose të gjithë ata artistë që nuk dëshirojnë të identifikohen me një identitet gjinor të caktuar kanë luajtur historikisht një rol të rëndësishëm në botën e modës, por ata rrallëherë njihen e jo më të përgëzohen për punën e tyre. Por duket se marka e kozmetikës “Fluide” po përpiqet të ndryshojë këtë gjë në fushatën e tyre të bukurisë, duke përfshirë këtu aktivistin “queer” Jacob Tobia.
Ky është debutimi i parë që aktivisti Tobia bën për një fushatë marketingu. Në një deklaratë për shtyp Tobia shprehet: “Marka e linjës kozmetike Fluide manifeston diversitetin duke celebruar bukurinë e personave me identitet gjinor të papërcaktuar ose të personave trans” .
Teksa mbetet ende shumë punë për tu bërë në mënyrë që personat transgjinorë, ose me identitet gjinor të papërcaktuar (non-binary) të ndihen të integruar në shumë aspekte shoqërore, fushata e Tobia përbën një rast suksesi ku gjithëpërfshirja ndaj fluiditetit gjinor është arritur.
Kjo kompani kozmetike dhe makijazhi dhuron rreth 5% të shitjeve të saj për organizatat që lobojnë dhe mbështesin komunitetin LGBT. Isabelle Giancarlo i cili është dhe themeluesi i kësaj linje shpjegon që dhe emri i markës (fluide) jo pa qëllim është vendosur për të simbolizuar format e shumta me të cilat manifestohet identiteti gjinor./k.m/
Burimi: BuzzFeed LGBTQ