Akivistët në Stamboll kundër ndryshimeve drastike urbane

Vasilii Bourli, Merve Dadaş dhe Mateus Lira kanë nisur iniciativën “ I will survive” ku kanë shkruar rreth ndryshimeve urbane dramatike që po ndodhin në Stamboll, specifikisht në Beyoglu. Distrikti i Beyoglu përbëhet prej lagjesh historike mu në zemër të Stambollit, i shquar për miksimin kulturor me atë social. Gjithsesi, zhvillimet e fundit në urbanistikën e distriktit, projektet e reja të propozuara kanë sjellur zhdukjen e shumë vendeve historike.
Përmes iniciativës së aktivistëve urbanë, po realizohet një hartëzim i gjithë vendeve me vlerë historike që Beyoglu po humbet.
Beyoglu ka një rëndësi të veçantë në historikun e urbanistikës së Stambollit. Ky distrikt simbolizon periudhën republikane të Turqisë si dhe pjesën sekulare të saj, ku gjithnjë dilte në pah liria e mendimit dhe modernizimi në kundërshtim me pjesën tradicionale të regjimit otoman. Ky disktrik ka qenë epiqendra e artit teatral, kinemave, kafeneve, bareve duke bërë bashkë individë të formimeve të ndryshme.
Kjo zonë është influencuar nga popullata të ndryshme si ajo armene, greke dhe e Evropës Perëndimore. Beyoglu bashëkohor po kalon një fazë transformuese të karakterizuar prej komerçializmit, depolitizimit, zhvillimeve urbane të bazuara mbi ekonominë e tregut. Godina historike po rinovohen pa e respektuar trashëgiminë kulturore vetëm e vetëm që tju shiten kompanive të mëdha.
Në shumë prej ndërhyrjeve të bëra është cënuar hapësira publike. Pavarësisht kësaj, aktivistët duken të vendosur për të bërë rezistencë./k.m/
Burimi: Beyond Istanbul