Aftësimi i kufizuar dhe komuniteti LGBTQ+

E diela e 3 dhjetorit shënoi ditën e dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Teksa debati shpeshherë qëndron në përdorimin e termave për aftësi të kufizuara apo aftësi të veçanta këto individë vazhdojnë të jetojnë një jetë më të privuar nga veprimtaritë e thjeshta e deri te kënaqësitë që një person shëndetplotë i gëzon dita-ditës, duke i marrë për të mirëqena. Aftësitë e kufizuara janë të ndryshme, si mungesa e shikimit, humbja e dëgjimit, autizmi, bipolariteti, sindroma Down, dhimbjet kronike, paraliza e gjymtyrëve etj…
Megjithatë sot duam t’ ju tregojmë se si një pjesëtar i komunitetit LGBTQ+, ndeshet me shumë pengesa të tjera përveç paragjykimeve shoqërore për orientimin seksual e identitetin gjinor.

Njerëzit me aftësi të kufizuara përballen me disa nivele të diskriminimit dhe rënies pre në ‘’komunitete të margjinalizuara’’, sepse qoftë në pamundësi fizike apo mendore, bëhet shumë e vështirë të jetuarit jetën në potencialin e vet të plotë. Përshembull, mund të behet e pamundur akses i personave me kufizime fizike në hapësira të dedikuara për LGBTQ+. Që i zvogëlojnë shanset e tyre për pjesmarrje në jetën publike. Ndërsa problemet e shëndetit mendor akoma janë shumë të panjohura për shoqërinë shqiptare. Të bashkuara edhe me të qenurit queer e bën edhe më të vështirë jetesën normale. Mungesa e rampave, ashensorëve, apo lehtësirat në banjo të dedikuara, janë drejt për së drejti diskriminuese.
Tabu Blog ka shkërmoqur disa të pavërteta duke treguar që personat me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike janë seksualisht aktivë, këto individë janë të dëshirueshëm nga partnerëte tyre. Artikulli thekson edhe se seksi nuk është veç penetrim, por edhe që njerëzit me aftësi të kufizuara përjetojnë dhunë seksuale.
Bashkuar me stigmën për vetë komunitetin edhe stigmën e të qenurit ndryshe fizikisht apo me probleme të shëndetit mendor ndikon shumë në vetëbesimi e një individi adult apo në rritje e sipër. Stereotipet dhe keqinformimi sjellin izolim nga komunitetet.
Edhe përfaqsia është një aspekt i rëndësishëm i jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe LGBTQ+. Përfaqësia në media, politikë dhe jetën civile i bën këto komunitete më minoritare, duke ia zbehur sfidat por edhe historitë e suksesit drejt punësimit apo përmirësimit shëndetësor.
Prandaj njohja dhe edukimi mbi aftësitë e kufizuara dhe komunitetin LGBTQ+, kur bëhen bashkë e bën secilin prej nesh një dritë shprese më shumë për secilin në nevojë për një shoqëri më gjithpërfshirëse e mbështetëse. Duke i njohur sfidat e mundimet mund të gjejmë mekanizma më të mirë për ti luftuar pengesat.
Refernca: https://tabu.al/seksi-dhe-personat-me-aftesi-te-kufizuar/ , https://www.betterhealth.vic.gov.au/health/servicesandsupport/disability-and-sexuality , https://www.hrc.org/resources/understanding-disabled-lgbtq-people