50 këngëtarë nën hetim për evazion fiskal
Mbi 50 emra të njohur këngëtarësh do të duhen të përballen me ligjin me akuzën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Lajmi vjen nga Kosova, aty ku këtë të shtunë ka plasur skandali i shmangies së tatimeve dhe detyrimeve ndaj shtetit të artistëve të skenës sonë. Ndërkohë artistët janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike.
Këta këngëtarë nuk i kanë paguar asnjëherë tatimet shtetit të Kosovës, ose kanë bërë pagesa simbolike. Të gjitha të ardhurat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar një dëm prej 4 milionë eurosh buxhetit të Kosovës, duke mos i deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
“Shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë, nëse kjo nuk arrihet, do të arrestohen”, ka treguar për Indeksonline një burim i sigurt në kushte anonimiteti, brenda organeve të hetuesisë. Po ashtu sipas të njëjtit burim, këtyre këngëtarëve do t’u konfiskohen veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.
Këtu janë 12 këngëtarët të cilët do të paraqiten në Prokurorinë e Shtetit që do të japin deklaratën e tyre në polici:
1. Shkëlzen Jetishi – Xeni
2. Altuna Sejdiu -Tuna
3. Shkurte Fejza
4. Sinan Vllasaliu
5. Getoar Selimi – Geti (Tingulli Trent)
6. Sabri Fejzullahu
7. Ermal Fejzullahu
8. Shyhrete Behluli
9. Mihrije Braha
10. Edon Dedi- Dj Blunt
11. Naim Abazi
12. Remzije Osmani
/Shekulli.online