5 personazhe nga filmat që kanë frymëzuar komunitetin LGBT
Foto: BuzzFeed LGBT
Përfaqësimi i komunitetit LGBT në filma apo seriale duket se po rritet nga viti në vit, edhe pse numri i serialeve që kanë personazhe LGBT mbetet ende shumë i vogël. Gjithsesi në një anketim online, portali BuzzFeed arriti të mbledhë disa prej personazheve LGBT më të spikatur dhe më të dashur nga audienca:
1. Willow (Alyson Hannigan) në serialin “Buffy the Vampire Slayer”
Ky serial flet për botën e vampirëve dhe demonëve. Edhe pse një produksion i viteve 90, në këtë serial spikati personazhi i Willows e cila në mënyrë indirekte eksploron seksualitetin e saj me Tarën, derisa e kupton që orientimi i saj i vërtetë seksual është lezbike.
2. Isak (Tarjei Sandvik Moe) në serialin “Skam”
Seriali norvegjez i bazuar në historinë e disa adoleshentëve që eksplorojnë identitetin e tyre gjinor në një periudhë turbulencash emocionale. Ja si shprehet një fans i këtij seriali: “Teksa shikoja këtë serial e kuptoja që gjeja veten tek personazhi i Isakut. Mund ta hamendësoje shumë lehtë se ai e dinte thellë brenda vetes që ishte gej, por e fshihte këtë gjë, njësoj sikurse bëra unë me veten time. Teksa ai nisi të pranonte veten në serial, aty u frymëzova dhe unë për të pranuar orientimin tim seksual”.
3. Shane (Katherine Moennig) nga seriali “The L Word”
Ky serial bëri bujë në periudhën kur ai u lançua pasi ishte një prej serialeve të para që eksploronte thellësisht jetët e disa lezbikeve në raportet e tyre intime, shoqërore dhe familjare. Një ndër personazhet më të spikatur ishte Shane, rebelja e cila njihej për figurën kontrovers. Ja si shprehet një prej komentatorëve që e ka ndjekur serialin deri në fund: “Nuk e di pse po nëpërmjet personazhit të Shane arrita të kuptoj për identitetin tim gjinor si trans”.
4. Sailor Neptun (Masako Katsuki) nga seriali i animuar japonez “Sailor Moon”
Për shumë breza, fëmijëria nuk ka pasur kuptim pa serialin e animuar japonez “Sailor Moon”, i ekranizuar pas adaptimit të tij nga librat me manga. Vite pas transmetimit të tij kritikët thonë se ky serial ka lobuar fort për feminizmin dhe fuqizimin e vajzave por gjithshtu ka kushtuar vëmendje të veçantë dhe ndaj komunitetit LGBT. Një ndër to ishte dhe personazhi i Masakos. Ja çfarë thonë fansat për këtë personazh: “Ajo kishte vetëbesim, ishte shumë feminine dhe haptazi lezbike, edhe pse të gjithë mendonin në fillim se ajo ishte kushurirë me partneren e saj, për shkak të popullaritetit të ulët të lezbikeve asokohe”.
5. Amy (Rita Volk) në serialin “Faking it”
Një zhanër miks i komedisë me dramën që u transmetua në kanalin televiziv amerikan MTV por që u anullua në 2016. Ky vendim shkaktoi zemëratë tek shumë ndjekës të këtij seriali. Ja si shprehet njëri prej tyre:
“Ky serial më ndihmoi të kuptoja ndjenjat dhe mendimet që më kalonin ndërmend gjatë kolegjit. E dija se këto ndjenja i kisha pasur që në fillim, por nuk isha e aftë ti kuptoja. Rrugëtimi i brendshëm që personazhi i Amit ndjek drejt eksplorimit të orientimit të saj seksual si lezbike ngjason shumë me rrugëtimin tim. Kalova një periudhë të errët kur po eksploroja seksualitetin tim dhe ky serial më tregoi se mënyra se si unë ndihem është diçka krejtësisht normale, një gjë që më ka munguar të ma thoshte dikush”./k.m/
Burimi: BuzzFeed