23 prilli, dita botërore e librit dhe të drejtave autoriale
Data 23 prill është përzgjedhur të jetë dita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autoriale. Kjo datë ka një kuptim simbolik për letërsinë. Në 23 prill të vitit 1616 janë ndarë nga jeta William Shekspir, që konsiderohet shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe Miguel Servantes, autor i librit Don Kishoti i Mançes, që cilësohet si vepra më e përkthyer në botë.
Kjo datë është vendosur për herë të parë në vitin 1996 dhe është një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Kjo ditë është padyshim ngjarja më e sponsorizuar nga UNESCO për të nxitur leximin, botimin e librave dhe mbrojtjen e pronës intelektuale nëpërmjet të drejtës së autorit. /m.g