18 prilli Dita Botërore e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike
Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike, ( ICOMOS ) gjatë një mbledhje në Tunizi, më 18 prill të vitit 1982, vendosi që kjo datë të jetë “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”.
Kjo ditë paraqet një mundësi për të gjithë Komitete Kombëtare të ICOMO-s për të mbrojtur qëllimet e tyre të përbashkëta në ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Çdo vit një numër gjithnjë në rritje i Komiteteve Kombëtare në të gjithë botën organizojnë aktivitete për ditën e 18 prillit.
Kalaja e Shkodrës- Aktivitet kulturor me fëmijët e shkollave,organizuar nga Drejtoria Rajonale
Kalaja e Shkodrës është përzgjedhur si vendi për të zhvilluar një aktivitet në kuadër të 18 prillit.
Drejtorita Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër organizon një aktivitet kulturor me nxënësit e shkollave. Sipas drejtoreshës rajonale Majlinda Laçej ky aktivitet kulturor i zhvilluar në kalanë e Shkodrës synon tejçimin e trashëgimisë kulturore te brezi i ri.