Emrat e grave gjermane që luftuan për të drejtën e votës (të njohura ndryshe si suffragettes) u lanë në harresë pas revolucionit të vitit 1918, si dhe shumë emra të tjerë u zhdukën gjatë periudhës naziste. Tashmë ka ardhur koha ti rikujtojmë emrat e tyre.
Gratë gjermane fituan të drejtën e votës në 1918 – edhe pse kjo e drejtë preku vetëm një pjesë të grave- teksa gratë e Gjermanisë Perëndimore nuk lejoheshin të punonin pa lejen e bashkëshortëve të tyre deri në vitin 1977.
Në ditët e sotme, gratë përbëjnë vetëm 20% të parlamentit gjerman dhe hendeku në pagat midis gjinive mbetet ende i madh.
Clara Zetkin bashkëthemeloi Ditën Ndërkombëtare të Grave në 1911, ajo ishte anëtare e Reichstag, ndaj për këtë arsye Kaiser Wilhel 2 e shpalli atë si “shtrigën më të rrezikshme të perandorisë gjermane”.
Ministria Federale e Çështjeve të Gruas po sponsorizon fushatën ndërgjegjësuese për 100 vjetorin e lëvizjes “suffragette”. Në Frankfurt një ekspozitë e titulluar Damenwahl! (Vota e grave) është dizenjuar me qëllim që të familjarizojë vizitorët me historinë e këtyre grave guximtare dhe revolucionare./k.m/
Burimi:NewsMavens