Aktivistët venezuelanë marshojnë për të drejtat e tyre

Ditën e 14 shkurtit, aktivistët LGBT+ kanë zgjedhur të marshojnë përpara Gjykatës së Lartë në Karakas. Me pankarta në duar, të bashkuar me një qëllim të vetëm ata kanë parakaluar paqësisht. Në Venezuelë, komuniteti LGBT+ gëzon disa të drejta dhe disa mbrojtje ligjore. Por edhe pse i gëzojnë disa të drejta, çiftet LGBT+ nuk kanë ende një marrëdhënie të atillë e cila të jetë e mbrojtur nga shteti e t’u sigurojë atyre mbrojtje ligjore.
Aktivistët LGBT+ gjatë marshimit përpara Gjykatës së Lartë këkuan:
1. legalizimin e martesave mes çifteve të së njëjtës gjini njësoj siç e gëzojnë çiftet heteroseksuale;
2. njohjen e identitetit gjinor për personat transgjinor;
3. anullimin e nenit 565 të Kodit Militar i cili parashikon dënim me burg deri në tre muaj për funksionarët që kryejnë ose lejojnë akte që bien ndesh me dinjitetin e tyre;
Edhe pse Venezuela ndalon diskriminimin (edhe atë që lidhet me orientimin seksual) me ligj, vijon të mbetet një nga vendet në të cilat situata e komunitetit LGBT+ është e vështirë.