A duhet të kontrollohen komentet në rrjetet sociale?

Përmes një vendimi historik në vitin 2019 një gjykatë në Australi vendosi se kompanitë e mediave ishin përgjegjëse për komentet shpifëse të postuara nga përdoruesit në faqet publike të kompanive në Facebook, duke çuar në thirrjen e kompanive mediatike për një ndryshim të ligjit.
Pra, nëse në një artikull të hedhur nga një media në një prej rrjeteve sociale, komentet poshtë saj nxisin urrejtje, bëjnë thirrje për dhunë, ose diskriminojnë, atëherë përgjegjës është ajo media, pasi media vetë duhet të marrë masa për të bllokuar, ose fshirë komentet e tilla.
Nisur nga ky vendim, rrjetet sociale prej kohësh kanë bërë të mundur që faqet e mediave, por edhe individët të mund të bllokojnë ose fshijnë komentet në faqet ose profilet e tyre!
Shqipëria është një vend ku ky problem është mjaft i theksuar dhe problematik.
Arsyea e parë është që media online në shqipëri është e parregulluar, dhe shumica dërrmuese e portaleve punojnë “në të zezë”, ku nuk janë të regjistruar, dhe nuk dihet pronësia ose personat që punojnë në atë media.
Së dyti mediat shqiptare në masë të madhe janë të prirura drejt klikimeve, dhe jo përmbajtjeve edukuese ose në thelb të rëndësishme për lexuesin.
Politikanët për shembull në vendin tonë, e përdorin shpesh butonin e bllokimit të komenteve, për shkak se ata vazhdimisht marrin komente negative.
Media, nuk e përdor këtë praktikë e cila në shumë raste nxit diskriminim dhe dhunë.
Mjafton të shikoni artikujt ku flitet për komunitetin LGBTQ+.
Rasti i fundit është një publim i “TopChannel” për komunitetin LGBTQ+ në Turqi.
Qindra persona komentojnë në faqen e “instagram’ duke legjitimuar dhunën e autoriteteve atje, ndërsa nxisin urrejtje.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në vendin tonë është institucioni përgjegjës për median, por AMA nuk ka asnjë fuqi mbi median online, dhe e gjitha që mund të bëhet është vetë ndërgjegjësimi i medias për bllokimin ose fshirjen e komenteve negative!/ HistoriaIme