Dhunë ndaj gazetareve gra. Po këtë herë pse?

Është bërë e rrugës të raportojmë për dhunë, është bërë e rrugës të raportojmë edhe për fyerje e nepërkëmbje të gazetarisë si profesion.
Por le të mos ndihmojmë për të shtruar këtë rrugë askund më tej.
Kryeministri Rama në Shqipëri ka patur disa herë përplasje me gazetarët herë pas here gjatë karrierës së vet politike, e ndër më të bujshmet me gazetaren Ambrozia Meta. Rasti i vajzës së hekurt përballë arrogancës e pushteti na risjell në vëmendje sa censurë ka në mediat tona, e sa e rëndësishme është fjala e lirë. E cila siç e tregon edhe fakti përkul të gjatë e të shkurtër, të fortë e të dobët.
Por në arenën ndërkombëtare të demokracisë e poliitkës dy gezatre gra kanë patur fatin të përjetojnë kthetrat e delirit të të intervistuarit së fundmi.
Lavinia Orefici përballë Romano Prodi
Romano Prodi më 22 mars, gjatë prezantimit të librit të tij, sh-kryeministrin italian dhe ish-presidentin e Komisionit Europiankur gazetarja e pyeti nëse ai mbështeste kufizimin apo rregullimin e pronës private. Prodi, i nervozuar, reagoi ashpër dhe i tërhoqi flokët gazetares Lavinia Orefici duke i thënë:
“Çfarë dreqin më pyet? A e kam thënë unë ndonjëherë një gjë të tillë?”
Pas publikimit të videos, Prodi kërkoi falje, duke pranuar se kishte bërë një gabim. Ai sqaroi se nuk kishte qëllim të sulmonte gazetaren, por se ishte ndier i provokuar nga pyetja dhe kishte reaguar në mënyrë impulsive.
Martha Kelner përballë republikanes Marjorie Taylor Greene
Gazetarja Martha Kelner, gjatë një interviste me Marjorie Taylor Greene mbi rrjedhjen aksidentale të planeve të sulmeve të Houthi-t në skandalin e quajtur “Signalgate” është përfshirë një një debat të papritur me mbështetësen e zjarrtë të Trump
Pasi mësoi se Kelner ishte britanike, Taylor Greene reagoi ashpër:
“Nuk na intereson fare opinioni dhe raportimi yt. Pse nuk kthehesh në vendin tënd?” – tha ajo.
Ajo vazhdoi duke e debatuar me gazetaren mbi çështjet e emigracionit dhe sigurisë kufitare:
“Ti duhet të shqetësohesh për kufijtë e vendit tënd. Më thuaj diçka, a të interesojnë njerëzit e vendit tënd? Po të gjitha gratë që dhunohen nga emigrantët… a të interesojnë?”
Marrë parasysh këto dy raste kundrejt dy personaliteteve me integritet në industrinë mediatike, e mediat ndërkombëtare ku punojnë të tilla sulme bëjnë bujë, por vallë a i humbim e anashkalojmë ne ato të përditshmet në mediat tona?
Sulmet seksiste, raciste, fizike herë pas here?
A kemi ne si njerëz të drejtë si të ndërhyjmë?
Patjetër!
-Duke linçuar dhe reaguar për ndodhi të tilla.
-Duke u informuar e duke faktuar vërtetësinë e lajmeve.
-Duke mbështetuar gazetarinë e mirë.
-Duke qëndruar të informuar.