Marielle Franco, një shembull kokë e këmbë.

Marielle Franco ishte aktiviste, politikane dhe aleate e të drejtave të njeriut nga Brazili.E njohur për luftën e saj kundër padrejtësive dhe dhunës nag policia. Historia e saj është një shëmbëlltyrë forcës, guximit, integritetit dhe përkushtimit ndaj një kauze. Edhe pse jeta e saj u ndërpre në mënyre tragjike, ajo ka lënë pas frymëzim të pakohë në mbarë botën.

E lindur më 27 korrik 1979 në një lagje të varfër të Rio de Zhaneiros, Marielle Franco u rrit duke parë nga afër realitetin e pabarazisë. Si një grua me ngjyrë e biseksuale në një shoqëri të dominuar nga racizmi dhe seksizmi, ajo sfidoi çdo pengesë dhe ndoqi studimet në shkenca sociale dhe administratë publike.
Në vitin 2016, ajo u zgjodh si anëtare e Këshillit Bashkiak të Rio de Zhaneiros, duke përfaqësuar Partinë ”Socializmi dhe Liria” (PSOL). Një nga zërat më të fuqishëm kundër dhunës policore dhe shtypjes së komuniteteve të varfra, veçanërisht në favelat e Rio-s. Marielle kritikoi ashpër militarizimin e policisë dhe abuzimet ndaj të rinjve me ngjyrë.

Më 14 mars 2018, Marielle Franco u vra në një atentat të planifikuar, një ngjarje që tronditi Brazilin dhe mbarë botën. Vrasja e saj sot është një këmbanë alarmi për ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi.
Por zëri i saj nuk u shojt.

Ekzistenca e Marielle Franco na ndihmon të kuptojmë se si secili prej nesh mund të ndryshojë nji a dy ingranazhe.
- Të ngremë zërin kundër padrejtësisë. Edhe kur sistemet përpiqeë të shuajnë të vërtetën, le të kemi guximin të flasim dhe të mbrojmë ata që janë më të pamundur.
- Të qëndrojmë të palëkundur ndaj vlerave tona
- Të përdorim njohuritë dhe edukimin për ndryshim, siç ajo përdori arsimimin dhe eksperiencën e saj për të ndikuar në politikë dhe shoqëri.
- Të krijojmë komunitete të forta dhe solidare, se veç një individ mund të nxisë ndryshimin, por bashkimi i shumë prej nesh krijon domosdo furi.
Historia e Marielle Franco është një rikujtesë për të parë nga vetja, e forcën që mbartim. Ajo na kujton se, edhe kur përballemi me sfida të mëdha, të kemi fuqinë të luftojmë për një botë më të drejtë dhe më të barabartë.
Faleminderit Marielle!