Edicioni i 5-të i festivalit sjell një përzgjedhje unike filmash që pasqyrojë guximin dhe bukurinë e jetës
Queer, nga 30 shtatori deri më 20 tetor
Panele të hapura diskutimesh me regjisorë dhe aktivistë, duke eksploruar sfidat dhe triumfet e
komunitetit LGBTQ+
Queer Film Marathon Tirana është një festival ndërkombëtar i dedikuar kinemasë queer, që synon të shpalosë zërat dhe historitë e komunitetit LGBTQ+ përmes artit të filmit. Ky festival është një hapësirë
gjithëpërfshirëse, ku përvojat dhe diversiteti Queer janë në qendër të vëmendjes, duke krijuar një platformë që sfidon stereotipet dhe frymëzon ndërgjegjësimin shoqëror.
Programi i festivalit sjell përvoja të ndryshme nga komuniteti LGBTQ+, përfshirë: Identitetin gjinor dhe
procesin e tranzicionit; Marrëdhëniet Queer dhe përvojat romantike; Ndikimin e homofobisë dhe
diskriminimit; Histori personale të guximit dhe rezistencës
Një nga veçoritë e festivalit janë panelet e diskutimit me regjisorë, aktorë dhe aktivistë, të cilat shërbejnë si platforma për të eksploruar në thellësi temat e trajtuara nga filmat dhe për të diskutuar sfidat e rëndësishme për komunitetin Queer dhe aleatët e tij.
Queer Film Marathon Tirana është një festë e guximit dhe diversitetit, që synon të frymëzojë ndryshim përmes artit dhe të promovojë mirëkuptimin dhe barazinë sociale.
Edicioni i këtij viti shënon përvjetorin e pestë të këtij festivali, që do të mbahet nga data 30 shtator deri më 20 tetor.
Projektime filmash dhe dokumentarësh do të shfaqen në Tiranë dhe në 10 qytet të tjera si Shkodra,
Durrës, Kuçova, Pogradec, Korçë, Sarandë etj, duke realizuar një udhëtim historik që synon të bashkojë
njerëzit përmes artit.
Ejani të krijojmë magji së bashku!