Kristi Pinderi, një nga aktivistët e parë për çështjen LGBT+ dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri, para pak ditësh publikoi një shkrim në profilin e evt në Facebook. Shkrimi të cilin mund ta gjeni më poshtë vërtet ngre pikpyetje se kush në fakt po përfaqëson vlerat sot, e një pikëpyetje retorike për ‘’antivlerën’’. Kontraverse por e vërtetë.
‘’Ky djali nuk eshte vetem djali i Akil Panos, eshte edhe nje i zgjedhur nga qytetaret e Tiranes per t’u sherbyer atyre ne Keshillin Bashkiak. Pra eshte qarte nje subjekt vemendjeje, mirepo kjo vemendje nuk eshte thjesht kuriozitet me shume se detyre publike per te garantuar transparence.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/07/449718426_10159798319245880_4668807335597456850_n.jpg)
Nuk di te them se si e shikon feja e tij marredhenien qe njeriu ka/duhet te kete me pasurine, apo me armet (meqe mund ti kete shume qejf perderisa ka postuar shume shpesh foto me to).
Por duke qene se eshte nje i zgjedhur, nje person publik e njekohesisht edhe anetar i nje familje qe sot gezon jo pak pushtet permes infrastruktures fetare qe ka ndertuar e qe u krijon nje strehe mbrojtjeje, e kam te pamundur mos behem kurioz se ku i gjeti parate per te blere nje makine te tille?!
Nese nuk e ka makinen e tij, kush eshte ai qe i jep per perdorim nje makine te tille te zgjedhurit ne Keshillin bashkiak?
Nese nuk jane parate e tij, e nese nuk eshte dhurate, a jane parate e familjes qe ka ngritur nje strukture qe promovon ne menyre marramendese kultin e Akilit?
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/07/449824671_10159798213175880_8814146821938083868_n.jpg)
Keto jane pyetje shume te zakonshme per nje familje qe ka nje profil publik ne Shqiperi e qe kane lidhje te sofistikuara me lloj lloj grupimesh te se djathtes ekstreme. Pra jane pyetje te zakonshme per nje familje qe ka nje peshe te mirefillte politike ne nje vend me gjithnje e me pak media kurioze!’’
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/07/450111436_10159798319135880_8353355381204179857_n.jpg)
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/07/449701605_10159798319345880_6691641657369037158_n.jpg)
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2024/07/449838791_10159798319180880_4671357655672552921_n.jpg)
Dhe patjetër si njerëz të ndëgjegjshëm, kuptojmë që ky ragim i Kristi Pinderit është i drejtë sepse në thelb ka të bëjë me çdo qytetar të Tiranës si vendimarrës, pushtetar dhe i zgjedhur për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Për më tej ka të bëjë me standartet e dyfishta që një familje përcjell në lidhje me dhunën, paranën, financimin.
Prandaj, jini kuriozë dhe gjithmonë dyshues.