Juli dhe Egla në një ‘’DISKRIMINIM’’, cha cha cha…

Dje në drekë, si për të shtunë që është Julia Iliriani, Julian Deda dhe Egla Ceno banorë në Big Brother VIP 3 diskutuan për komunitetin LGBTQ+, në një bisedë të inciuar nga persona me ndikim në fushat mediatike dhe të aktivizmit.
Së pari do donim të shprehnim të gjithë vlerësimin tonë për Julian e cila plot kujdes dhe delikatesë shprehte aq sa dinte, dhe fliste në anë të komunitetit LGBTQ+. Ky fakt jo domosdoshmërisht prej faktit që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, apo se ka qenë pranë një personi gej, por se ka zgjedhur të jetë pranuese dhe mbështetëse. Megjithatë do donim të shtonim në fjalët e saj që përtej orientimit seksual, komuniteti LGBTQ+ dhe nisma jonë për aktivizëm bëhet edhe për identitetin gjinor edhe shprehjen seksuale që secili zgjedh të bëjë.
Askush nuk po viktimizohet, por secili ne menyrën e vet shpreh parehatinë dhe pa mundësinë për të qenë vetvetja, në këtë rrugëtim jete. Mos e merrni asnjëherë për bazë kur dikush ju kundrshtin me ‘’viktimizim’’, por jini të fortë ti bëni ballë çdo bullizimi, diskriminimi e dhune me krenari dhe forcë.
Së pari t’ ju rikujtojmë një poezi: https://youtu.be/fkKIcv4-6L0?si=35D4O2lGMVPBwVx3
‘’Familja dihet që është farë për vazhdimësinë e njerëzimit’’, ‘’Unë i pranoj, por për çfarë duhet ta bërtasësh, kur mund të dashurosh pa bërtitur’’, ‘’Tani kemi frik edhe t’ flasim’’.
Në këto fraza të thëna nga Znj. Ceno, të pa nxjerra nga konteksti është e rëndësishme të kuposh që ajo çka thua në televizion kombëtar, në një format me shumë influencë në publik ka rëndësi dhe influencon në mendimet e njerëzve në masë. Prandaj nuk ka pse të ketë frikë përderisa ato që thotë janë të sakta, dhe nuk shtrojnë rrugën e urrejtjes apo shpërfyturimit të individëve. Askush nuk po e bërtet dashurinë, por ajo çka krijon pak më shumë dukshmëri është të jesh vetvetja, çka nuk është e zakonshme në vendin tonë, as për gjininë, as për seksualitetin, e as për mendime të tjera. Mund të jetë e zhurmshme që një çift transgjinorësh të puthen në rrugë, edhe të kuptojmë që LGBTQ+ ekzistojnë.
Por siç e kemi përsëritur, ne si njerëz kemi nevojë për dashuri të cilën secili e zbulon gjatë jetës, por nuk na duhen role gjinore. Për më tepër që ta pranojmë, secila familja ka problemet e veta, dhe ato veç shtohen në mungesë të dashurisë mes prindërve, fëmijëve dhe të afërmve të tjerë për shkaqe karakteri, rrethanash ekonomike apo sociale. Shtohen edhe kur vetë familjet kanë një tendencë drejt homofobisë, dhe përforcohen nga personazhe publikë që fyejnë dhe nxjerrin mllef.
Pastaj edhe më shqetësues bëhet Z. Deda, i cili i përsëritur në homofobinë e vet thotë:’’ Une si shoh të diskriminuar fare, un njoh njerez qe jane në art, hipin ne skene, punojne në shtet.’’, ‘’Ata që rrinë të fshehtë pse rrinë të fshehtë? Ato qe njoh une jane krejt te integruar.’’, ‘’Çfarë të drejte nuk kanë? Të drejtat mbrohen me ligj.’’
Thënë shkurt për Z. Deda se nuk ia kemi as qejfin, fakti që jemi të integruar na bën të kërkojmë të drejta të plota. Dhe siç e d tha edhe Julja jo të gjitha të drejtat janë ligje, por janë edhe rregulla shoqërore. Nuk është viktimizim, të dashurit të jesh në barazi.
Theksojmë edhe që çdo vit përveçse 2 viteve të fundit, Z.Julian Deda ka qenë shume aktiv në rrjetet sociale duke hedhur statuse kunder komunitetit LGBT+ me tone shumë të ashpra. Ky është diskriminim, meqënë se thotë që nuk diskriminohemi.



Për të gjithë ju lexues të dashur, ju inkurajojmë të jeni të ndërgjegjshëm për çka lexoni dhe shikoni në media duke mos e marrë gjithçka për të mirëqenë. Jini të kujdeshëm të krijoni një mendim individual bazuar në vlerat tuaja tani, dhe ato që aspironi të përfaqësoni. Të jemi secili prej nesh më të kujdesshëm për çka themi, pasi jini të siurt që në një formë a një tjetër e gjithçka na kthehet./ HistoriaIme.al