A je ti i/e fiksuar me pornon?
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/Zh-1-960x640.png)
Le ta pranojmë, të gjithë kemi parë porno. Disa prej nesh i ka shtyrë kurioziteti fëmijëror, disa nevoja për një stimulator, e disa të tjerë obsesioni i vazhdueshëm me të.
Por çfarë është pornoja në të vërtetë, dhe si ndikon në jetën njerëzore dhe ritmin normal të saj? Ndërlidhja e koncepteve pornografike me personat queer, e dinamikat seksuale të përfshira. Pikërisht këto do të analizojmë në këtë artikull.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/image-10.png)
Komuniteti LGBQ+ vetvetiu karakteriozohet nga një shumëllojshmëri e gjinive, sekseve dhe shprehjes së ndjesive, e si një habitat gjithpërfshirës, pornografia ka efektin e vet. Për disa porno-ja mund ti ndihmojë me vetëbesimin, zbulim të vetes e zgjerim të imagjinatës. Të tjerë mund të hasen me pasoja të pakthyeshme, si obsesion, pritshmëri të parealizueshme, e imazh të çthurur për veten.
Këto pasoja negative të ndikimit të tepërt të materialve pornografike nuk mund të anashkalohen teksa ndikojnë thellësishst në mardhëniet e individit me veten dhe të tjerët. Studimet thonë se konsumi i tepërt i materialeve për të rritur kontribuon masivisht në në të ashtuquajturën ‘’body-dysmoprhia’’, e cila ndikon thellësisht në perceptimin që individi ka për trupin e vet. Duke e urruer mënyrën se si duket, apo duke e mbivlerësuar. Pritshmëritë e tepërta dhe të paarritshme në mardhëniet erotike me partnerë janë pasojë e derivuar nga konsumi i tepërt i materialeve pornografike, si përshembull kohëzgjatja e akteve sekuale, performimi i pozicioneve të ndryshme, e performanca seksule në përgjithësi.
Porno-ja si një produkt i botës konsumeriste, krijon idealizime dhe skena jo reale për mardhëniet intime e mënyrën se si ato mund të funksionojnë. Prandaj mardhëniet në botën e vërtetë mes personave mund të shkojnë keq si pasojë e imazheve e mos përmbushjes së imagjinatës.
Duke qenë një industri që qarkullon rreth 10 bilion dollarë të ardhura në vit në platforma të ndryshme me imazhe, video e mënyra të tjera gjetja e idhujve apo plotësimi i dëshirave të fshehura seksuale është shumë e lehtë. Platformat e njohura si Twitter/ X, Pornhub, OnlyFans mund të jenë denigruese si në produktivitetin e njeriut edhe në aftësitë e mendimit. Gjihashtu zhvillimi i ‘’fetish’’-eve mund të kthehet në shqetësues.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/image-9.png)
Të kuptosh momentin ku pornografia kthehet në obsesion është shumë e rëndësishme, përshembull nëse ndiheni të pafuqishëm të ndaloni së pari materiale pornografike, nëse ndjeni dëshirën për më shumë, shikoni që ka një rënie të interesit për mardhënie seksuale me partnerët tuaj, apo ndiheni në turp për mënyrën si dukeni. Konsideroni të merrni këshillim profesional nga një specialist/ e i/e shëndetit mendor, apo të flisni me familjarët, partnerët apo miqtë. Gjithashtu mund të bëheni pjesë e forumeve online me të njëjtin problem, ku mund të merrni mendime për këtë situatë në të cilën ndoheni.
Informohuni, informohuni, informohuni!!!