Një panair libri siç duhet në Tiranë.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/1-1-960x640.png)
Fundjavën e kaluar, si për ti paraprirë festave Kombëtare, por edhe për të përcjellë panairin e 26-të kombëtar të librit, në hapësirat e Bulevard-it*1, që ndodhet në bodrumin e Destil Creative Hub si bashkëpunim me ”28 Nëntorin”*2 u mbajt panairi i botimeve të pavarura. Për të dytin vit rradhazi ai mbledh shtëpi botuese, grupe informale apo autorë me botime të shumëllojshme, kryesisht jo-komerçiale. Duke qenë se edhe gjatë panirit tradicional u mundova të gjej botime letrare apo shkencore queer, por dola duarbosh, ky panair më ndezi llampushka shprese për tituj queer.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/DSCF6723-scaled.jpg)
Përveç stendave, paniri kishte edhe bisedime e dialogje me autorët, artistë dhe kritikë arti. Që të shtunën në hapje e deri të hënën në darkë kur paniri u mbyll, kumbonin buzëqeshje e biseda të këndshme mes njerëzve, muzika që vinte nga një album kolektiv nuk ndaloi kurrë, dhe fëmijët krejt hareshëm ndihmonin prindërit nëse nuk po të ngjisnin ndonjë xixë nepër duar.
Valentina Bonizzi, një nga bletët punëtore të panairit thotë se ky event kontribuon përmes natyrës së botuesve dhe librave pjesmarrës, nepërmjet autorëve, literaturës dhe imazheve queer. Hapsira vetvetiu bëhet e ylbertë dhe mikpritëse për çdokë. Si bashkë-themeluese dhe drejtore e ‘’Bulevard’’ i cili është kthyer në mendimin tim në një instucion i kulturës alternative në Tiranë, Valentina mendon se më shumë se një ‘’komunitet’’ i ngurtë, të gjithë duhet të kontribuojmë në formësimin e sensit të një ‘’SHTËPIE’’ dhe të flasim sa më shumë. Më shumë duhet bërë!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/DSCF6801-scaled.jpg)
Ndërsa Sonila Abdalli, nusepashka bashkë-themeluese e Destil-it edhe Bulevard-it, e cila i ka dhënë shumë dimensione fizike dhe emocionale që sot e 10 vite, tregon se ato kanë katër data shumë të rëndsësishme gjatë vitit të cilat i kanë njëhsuar me katër lule. Një ndër to ky panair pjesë e ‘’Lule Shqipojnës’’, ose edhe ‘’Lulja e Majit’’ e cila përkon me ditën kundër homofobisë. Ajo rrëfen se ka qejf të jetë pranë njerëzve krijues, të lirë dhe që pa kompormise janë vetvetja. Për ti dhënë krah e mbështetje komunitetve më në nevojë, Sonila dhe ekipi i saj mundohen të venë në dialog mosha, gjini dhe forma të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Kanë kuptuar që gjithmonë do të ketë sfida në përmbysjen e tabuve në epoka të ndryshme.
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2023/12/image.png)
Pa dyshim ky panair është një gur i rëndë në kulturën queer në Shqipëri. Dhe pjesmarrja e sivjetshme si e botuesve*3, edhe e vizitorëve LGBTQ+ ishte më e lartë, rrjedhimisht edhe shitjet. Parë kjo nga njohje personale, dhe shkëmbime bisedash gjithandej në panair.
Nëse jeni kureshtarë për disa nga botimet queer të këtij panairi:
- ‘’I used to be a lovley boy, but turned out queer’’ Jovan Josifovoski, nxjerr foto dhe objekte nga jeta e tij, por edhe krijime artistike për të shprehur identitetin e tij – https://privateprint.mk/mk/publishing/books/215-i-used-to-be-a-lovely-boy-but-turned-out-queer-an-archive-of-personal-belongings
- Në botimin e ‘’Radical Sense, Isolation Reader Volume 4’’ Eli Clare me shkrimin ‘’Freaks and Queers 1999’’ flet për një bashkjetesë harmonike të cilën ju ftojmë ta lexoni në këtë link: https://28november.al/Images/Isolation%20Reader%204_Radical%20Sense.pdf
- Michael Moon, publikon në 1972 në librin e tij ’’Homosexual Desire’’një integrim të teorive psikologjike me Marksiste, dhe të normave fizike e trupore për të përshkruar homoseksualitetin e sotëm. Autori përshkruan lidhjen e kapitalizmit dhe seksualitetit, dhe dinamikat mes komunitetit LGBTQ+. https://www.dukeupress.edu/homosexual-desire
- Ndërsa ‘’Trans në Kosovë’’ është një libër që rrëfen tentativat për mohimin e identiteve transgjinore në Europën Lindore, gjithashtu është një tregim motivues të forcës së personave transgjinorë për mbijetesë, ndryshim dhe përfshirje në politikë.
- Një grupim artistik i themeluar nga 4 aktivistë shqiptarë trans quhet ‘’Kolektivi Zinë’’. Qëllimi i tyre është të publikojnë punë të minoriteteve dhe të ofrojnë informacion të aksesueshëm për popullatën në përgjithësi. https://instagram.com/kolektivizine?igshid=NzZlODBkYWE4Ng%3D%3D&utm_source=qr
Jemi shumë të lumtur, për këtë ndodhi pozitive në dobi të kulturës letrare në Shqipëri!
Fotografitë nga Nadia Abazi, kortezi e Institutit të medias dhe artit Bulevard.
*1 “Bulevard Art and Media Institute” u hap në Tiranë në vitin 2021. Ndodhet në bodrumin e “Destil Creative Hub”, tek ish zyrat e gazetës “Bashkimi”, një prej gazetave kryesore në vend gjatë regjimit socialist.
Konceptuar si një proces botues, programi i Bulevardit përbëhet nga ditaret, thashethemet dhe letrat, me fokus mbi narrativat arkivore. Këto manifestohen në publikime, ngjarje performuese, dhe mbledhje vjetore me artistë, arkivistë, botues dhe kuratorë. Bulevardi synon edukimin, drejtësinë shoqërore, praktikat ndërbrezore feministe dhe queer, si dhe kërkimin e vazhueshëm për hapësira, në të cilat komunitetet të mund të takohen e të shprehen lirisht.
Bulevardi është bashkëthemeluar nga Sonila Abdalli dhe Valentina Bonizzi, të cilat ndajnë vizionin e një hapësire të përbashkët
*2 “28 November” ofron tekste (të reja, të përdorura, të kontrabanduara) që kanë të bëjnë me pavarësinë, anarkinë, hapësirat e përjashtimit, dëshirën, tërheqjen, mospërputhjen, vetë-menaxhimin, format e identifikimit, dashurinë.
3* botuesit e 2023-shit
28 November, ArtHouse, Benedict Brink, Berk, Bulevard, Byunknow, CHwB Kosova, COMMENTARIVM, Kolektivi Zine, Kurdistan Solidarity Network, Literatura Anarkiste, Lirindja, Nepotik, Nisesos, O Göce, Oral History Kosovo, Palazzo Bronzo, Pararoja, Peizazhe të Fjalës, Pika pa Sipërfaqe, Potpuri, Private Print, Rab Rab & Pykë Presje, Sherebel, Shtatëmbëdhjetë, StoryLab, Werkplaats Typografie, Yeah! Pizza!, Zachariah Riley, Zeta Contemporary Art Center