Sa te rrezikshme jane SST-të/Sifilizi?

A mund të vdes nga seksi/sifilizi?
Jo, nga seksi nuk do të të vdesësh ama nga sëmundjet apo infesksionet që mund të përcillen nga partnerët mund të kesh probleme me shëndetin.
Sot do t’ ju tregojmë për sifilizin, i cili është një bakter i cili përhapet nga mardhëniet seksuale. Simptomat fillojnë me shfaqjen e plagëve në vaginë, penis, anus, ose në gojë. Bakteret mund të qendrojnë pa dhënë shenja në trup për një kohë të gjatë deri në shfaqje të tyre. Shumë transmetime të sëmundjes ndodhin nga persona që nuk e dine që kanë sifiliz, sepse bakteri qëndron i fshehur për shumë kohë në trup.
Si sëmundje përhapet mes kontaktit të drejtpërdrejtë me plagë në trupin e dikujt tjetër, me anë të pështymës, kontaktit seksual, apo nga nëna shtatëzënë tek fëmija. Tek të rriturit dhe të rinjtë seksualisht aktivë, sifilizi transmetohet përmes seksit oral, vaginal ose anal.
Arsyet kryesore se pse dikush mund të infektohet me sifiliz, vijnë nga mos-përdorimi i prezervativit, të paturit partnerë të ndryshëm seksual e cila rrit rrezikun, përdorimi i drogërave me injeksion është një tjetër rrezik i shfaqjes së sëmundjes.

Tek nënat shtatëzëna, të cilat rrezikojnë t’ ja përcjellin fëmijëve dhe mund të sjellë në abort të padëshiruar, lindje të parakohshme të fëmijës apo shëndet e imunitet të dobët të foshnjës.
Sifilizi ka 4 faza: faza 1, faza 2, faza e fjetur dhe faza 3, ku secila nga këto etapa të sëmundjes ka ndërlikimet e veta dhe simpotmat e shfaqjes.
Në momentin e pare që dyshoni për sifiliz, duhet të kontaktoni mjekun. Nëse refuzoni të merrni trajtimin e duhur sifilizi përparon, dhe mund të sjellë rrezik për jetën. Sifilizi i patrajtuar mund të shkaktojë verbëri, paralizë dhe të çojë në probleme me zemrën, trurin, palcën kurrizore dhe organet e tjera.
Ky bakter, kur infekton sistemin nervor qendror, dhe palcën kurrizore – quhet neurosifiliz. Dihet se, neurosifilizi është një nga format më të frikshme që mund të shkaktojë probleme mendore, verbëri, paralizë ose vdekje.
Pasi të trajtoheni për sifilizin bëni analiza të here pas hershme për të pare reagimin e trupit tuaj, shmangni kontaktin seksual deri sa infeksioni të jetë shëruar dhe njoftoni partnerët tuaj në mënyrë që të testohen .
Sifilizi nuk krijon imunitet në trup, prandaj mund të ketë infektime për herë të dyta apo të treta.

Ju motivojmë të bëni testime të herë pas hershme për sëmundje apo infeksione sekualisht të transmetueshme. Mos u shqetësoni për paragjykimet apo për frikën e privatësisë kur shkoni të bëni analizat.
Mund të shkoni ti bëni ato në qendrën spitalore shtetërore në qytetin tuaj, në të gjitha spitalet private ose në ambientet e aleancës LGBT për një test të shpejtë.
Ose mund të dhuroni gjak, dhe Kryqi i kuq do t’ ju sjellë analiza shumë të sakta +355 4 22 22 037
Referenca: https://www.dreltonpeci.al/sifilizi/ , https://spitalicontinental.com/sifilizi-simptomat-shkaqet-diagnoza-trajtimi/ , https://www.kksh.org.al/kontakte/