“Red, White & Royal Blue” një përrallë moderne

Dramaturgu fitues i Tony-t, Mattheë López, përshtati romanin bestseller të Casey McQuiston për një romancë mes një princi britanik dhe djalit të një presidenti të SHBA-së.
Çfarë do të ndodhte nëse princi i Anglisë do të binte në dashuri me djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara?
Kjo është pyetja në zemër të romanit debutues më të shitur të Casey McQuiston, “Red, White & Royal Blue”, i cili është përshtatur në një film artistik të shumëpritur që u shfaq premierë të premten në Prime Video.
Me regji nga dramaturgu fitues i çmimit Tony, Mattheë López, komedia e re romantike tregon historinë e dashurisë së Princit Henry (Nicholas Galitzine) dhe Alex Claremont-Diaz (Taylor Zakhar Perez), dy figura publike, armiqësia e thellë e të cilëve çon në një tërheqje të ndërsjellë.
Asnjëri nuk është i gatshëm të artikulojë derisa një incident famëkeq i rrëzimit të tortës në një dasmë mbretërore i detyron ata të shfaqin një miqësi të rreme në media. Uma Thurman luan si Ellen Claremont, e cila luan presidenten e parë femër të Amerikës që kandidon për rizgjedhje, ndërsa Stephen Fry shfaqet si monarku britanik.

Henri dhe Alex nisin një bisendë në rrjetet sociale, e cila pasohet nga takimet e tyre zyrtare, deri tek ato intime.
Të dy përfundojnë në një lidhje, e cila nuk është thjesht një lidhje dashurie, por një lidhje mes familjarëve të dy familjeve më të fuqishme në glob, Familjen Mbretërore në Britani të Madhe dhe familjen presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tensionet diplomatike grihen kur emaili i princit të Anglisë hakohet, dhe në media rrjedh historia e dashurisë e Alex dhe Henrit, e cila ishte mbajtur e fshehtë deri në atë kohë.

Teksa amerikanët e përjetojnë me më shumë relaks, në Pallatin Mbretëror shpërthen kaosi.
Por duket se dashuria triumfon, dhe Henri dhe Alex ia dalin të ruajnë dashurinë e tyre./ HistoriaIme
