Në Shkup mbahet parada e 4 e krenarisë!

Në Kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup u mbajt të shtunën Parada e Krenarisë.
Kërkesat për legalizimin e vetëvendosjes gjinore në regjistra, si dhe tejkalimin e diskriminimit ndaj transgjinorëve në shoqëri, ishin kërkesat kryesore të komunitetit LGBTQ+ atje!
“Ne kemi një kërkesë, drejtuar legjislativit, Parlamentit të vendit në të cilin kemi lindur dhe jetojmë, të njohë Ligjin për Njohjen Ligjore të Gjinisë, pra Ligjin për të dhënat e lindjes, i cili do t’u mundësojë personave transgjinorë të kenë akses në mallrat dhe shërbimet”, tha Irena Cvetkoviç, një aktiviste për barazinë gjinore dhe një nga organizatorët e Paradës së Krenarisë.

Theo, roli i të cilit ishte një drag queen në paradë, tërhoqi vëmendje të veçantë mes të pranishmëve.
“Jam me fat që jetoj në një rreth njerëzish që edhe pse nuk kuptojnë gjithçka, por përpiqen të tolerojnë dallimet. Kjo është gjëja kryesore që do ta bëjë këtë shoqëri më të mirë”, tha ajo!
Parada e Krenarisë sivjet u mbajt nën moton “Të zëshëm dhe krenarë”.
Në marshim Ishin rreth 1500 deri në 2000 pjesëmarrës, shumica e të cilëve ishin të rinj.
Veç pjesëmarrësve nga trupat diplomatike, në paradë morën pjesë edhe disa ministra të qeverisë./ HistoriaIme