Estonia, vendi i parë i Europës Qëndrore që legalizon martesat LGBTQ
Parlamenti i Estonisë miratoi të martën një ligj për legalizimin e martesave të të njëjtit seks, duke e bërë atë vendin e parë të Evropës Qendrore që e bën këtë.
Martesa e të njëjtit seks është e ligjshme në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, por jo në vendet e Evropës Qendrore, të cilat dikur ishin nën sundimin komunist dhe anëtarë të aleancës së Traktatit të Varshavës të udhëhequr nga Moska.
“Është sikur shteti më në fund po më pranon”, tha Annely Lepamaa një lezbike, 46 vjeç.
“Deri më tani, më duhej të luftoja për gjithçka. Më duhej të shkoja në gjykatë për të birësuar fëmijët e mi, pse?” shtoi ajo. “Tani, unë jam një njeri me të drejta.”
Projektligji mori 55 vota në parlamentin me 101 vende, nga koalicioni i partive liberale dhe socialdemokrate që Kallas ka mbledhur pas fitores së saj të fortë në zgjedhjet e 2023.
“Mesazhi im (për Evropën Qendrore) është se është një luftë e vështirë, por martesa dhe dashuria janë diçka që duhet të promovoni”, tha kryeministrja Kaja Kallas pas votimit.
Në vendin kryesisht laik Baltik me 1.3 milionë banorë, 53% e popullsisë mbështeti martesën e të njëjtit seks në një sondazh të vitit 2023 nga Qendra për të Drejtat e Njeriut. Një dekadë më parë numri ishte 34%.
Njerëzit LGNTQ+ në Estoni priren të qëndrojnë të matur për identitetin e tyre dhe gjysma kanë përjetuar ngacmime kohët e fundit, sipas qeverisë.
“Kjo ishte një mundësi e mirë për qeverinë, sepse opinioni publik për martesat e të njëjtit seks është kthyer në pozitiv, dhe pas zgjedhjeve të këtij viti ai ka numrat për të kapërcyer opozitën konservatore,” tha Tomas Jermalavicius, kreu i studimeve në International, Qendra për Mbrojtje dhe Siguri./ HistotiaIme