Europa kundër Italisë për prindërit e së njëjtës gjini
Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve të së njëjtës gjini.
Qeveria e drejtuar nga Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, kufizoj në mars të drejtat e prindërve të së njëjtës gjini.
Debati lindi në Milano, qytet i cili ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate – që është e ndaluar në Itali – apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet të së njëjtit seks.
Por, gajtë marsit, kryebashkiaku Beppe Sala, tha se ka ndaluar regjistrimin e fëmijëve pasi Ministria e Brendshme i dërgoi një letër duke insistuar se për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat.
Prlamenti Europian tha se presioni “është pjesë e një sulmi më të gjerë nga komunitetit LGBTQI+ në Itali”.
Ata i bënë thirrje Qeverisë italiane që menjëherë të heqë dorë nga vendimi dhe të miratojnë raportin e vitit 2022 për sundimin e ligjit që BE-ja ka vendosur.
Sipas eurodeputetëve ky ndalim “është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve” sipas konventës të Kombeve të Bashkuara./ HistoriaIme