Lucy Salani, transgjinorja që i mbijetoi kampit nazist

Ka ndërruar jetë në moshën 99 – vjeçare Lucy Salani, e vetmja transgjinore që i mbijetoi Holokaustit. Lucy Salani lindi në Fosano, Itali. Emrin e pagëzimit e kishte Luciano. U rrit në Bolonja në një familje që i ushqeu vlerat e drejtësisë, lirisë e demokracisë. Në rini u thirr nën armë, (u mor ushtar) por dezertoi disa herë nga radhët e ushtrisë. Më 1944 u deportua në Dachau, në kampin e parë të përqëndrimit që nazistët hapën në Gjermani. Lucy qëndroi atje nga nëntori i vitit 1944 deri në maj të 1945. Gjatë qëndrimit në kamp detyra e saj ishte të transportonte kufomat në kremator.
“Çdo mëngjes, pasi bëhej apeli, duhej të transportoja trupat nga barakat në kremator. Në atë kamp ishte ferri i vërtetë. Ferri i Dantes ishte asgjë kundrejt tij. Pasi dola nga kampi fillova të jetoja intensivisht. Nisa të punoja për një kompani që organizonte spektakle kabare, udhëtoja shumë e megjithatë hija e atij vendi nuk m’u nda kurrë”.
Në vitet ’80 shkoi në Londër ku bëri dhe ndërhyrjen përfundimtare të transformimit fizik.
“Jam rikthyer tri herë pas lirimit në kampin ku vuajta e të gjitha herët kam provuar një ndjesi që nuk di si ta përshkruaj. Bllokohem e më rrjedhin lotët. Është e pamundur të harrosh e të falësh, do të thoshte ajo gjatë një interviste.