Personazh: Casey Jean Stoney

Lindi në 13 maj 1982 në Basildon, Angli. Është futbolliste britanike dhe trajnere futbolli për femra. Ka luajtur në rolin e mbrojtëses. Stoney u bë pjesë e ekipit të Chelsea Ladies në moshën 12 – vjeçare ndërsa në vitin 1999 u transferua në ekipin Arsenal Ladies. Ka qenë pjesë edhe e skuadrave të tjera angleze. Në vitin 2013 Casey Stoney u bë gruaja e parë anëtare e Komitetit Direktiv të Futbollistëve Profesionistë. Në 2018 u emërua trajnere e skuadrës së sapo formuar aso kohe Manchester United Women. Më 14 korrik 2021 u bë trajnerja kryesore e skuadrës San Diego Wave FC.
Më 10 shkurt të vitit 2014 ajo u deklarua lezbike duke bërë publike orientimin e saj seksual. The Indipendent e renditi në vendin e 50 – të në listën Pink të personave LGBT+ më me ndikim në Britani. Stoney kishte një lidhje sentimentale me shoqen e skuadrës, Megan Harris. Në vitin 2014 ajo njoftoi se partnerja e saj ishte shtatzanë dhe priste binjakë. Në vitin 2017 erdhi në jetë fëmija i tretë i Stoney.

Karriera e saj është mjaft e pasur dhe personazhe si Stoney të bëjnë të kuptosh se kur punon fort mund të arrish gjithçka.