Këngë, poezi e kërcim, Komuniteti LGBTI+ feston Shën Valentinin
Me një veshje tërësisht të zezë, 19-vjeçarja e vetëidentifikuar si “Goca e Meduzës” doli para një publiku që qëndronte në këmbë në të dy anët e skenës, për të performuar poezinë e saj.
Ishte hera e parë për të që performonte në një skenë, dhe hera e parë që dilte para një publiku LGBT+.
“Po shihja një film, dhe gjatë kohës që po e shikoaj, bëra edhe poezinë”-shprehet ajo teksa thotë që prej dy vitesh jetonte në Tiranë, pasi kishte ardhur me studime nga një zonë tjetër e Shqipërisë.
Është “Valentine Drag Party” një evenimet i organizuar nga “Alenaca LGBT” dhe po festohet dita e të dashuruarve.
Në katin e dytë të një lokali në kryeqytet dhjetëra të rinj e të reja duartrokasin performancat e njëpasnjëshme të vazjave që dilnin nga prapaskena.
Të vendosura në rrjesht njëra pas tjetrës pas perdes së zezë, artistet amatore presin që emri i tyre të thirret, dhe ato të dalin në skenë jo vetëm të performojnë, por ndoshta si asnjëherë më parë ta zotërojnë skenën e vogël, që u jepte shumë dashuri, duartrokitje dhe brohoritje.
Nëpër tavolinat që qëndronin të rrëmujshme pas skenës, qëndronin edhe po aq rrëmujshëm sendet personale të Divave.
Ishin paruke, taka të gjata, bizhuteri e veshje të tjera, me të cilat artistet ndiheshin të kompletuara për të performuar krijimet e tyre.
“Jam nga Saranda, më pëlqen gazetaria”-thotë Era* e cila sapo përfundoj performancën e saj, një kërcim tipik indian, dhe që kishte veshur një veshje tipike indiane me ngjyrë të argjendë dhe me xixa që shkëlqente kur mbi të binin dritat shumëngjyrëshe.
Mbrëmja që në vetvete ishte një garë, nuk ishte e tillë.
Askush nuk kërkonte pikët, ato donin që thjesht të performonin, të ishin para publikut ashtu siç donin, ashtu siç ndiheshin, dhe ashtu siç do donin që të ishin përditë pa i gjykuar askush as për veshjen e as për atë që ato ndihen./HistoriaIme
Aktiviteti u mbështet nga UN Trust Fund to End Violence against Women dhe nga Equality Fund.
Ky material dhe fotografitë janë ekskluzive të Historia.al Ndalohet ripiblikimi i tyre pa të drejtën e autorit