Ekstremi i djathtë në Angli protesta kundër eventit LGBT+

Në Salisbury, Angli është anulluar një event storytelling LGBT+ për shkak të një proteste të ektremit të djathë, Alternativa Patriotike. Eventi do të mbahej ditën e shtunë në The Winchester Gate Pub. Protestuesit qëndronin përpara pub-it ku do të mbahej eventi me pankarta në duar ku shkruhej: “Mjaft i seksualizuat fëmijët tanë”. Policia monitoroi protestën gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

Eventi “Drag Queen Story Hour” në të cilën do të interpretonte Aida H Dee, u spostua në një tjetër ambjent për të qenë më të sigurtë pjesëmarrësit. Për ngjarjen në fjalë janë prononcuar disa nga pjesëmarrësit. Jamie Lillycrop, nga The Winchester Gate ka thënë:
“Është një atmosferë kërcënuese dhe tërësisht kundër asaj që duhej të ishte Storytime, pra një event pozitiv,i hapur dhe mikpritës”.
Aida H Dee është shprehur se “Fëmijët, për ironi të fatit, janë shembuj fantastic për të rriturit kur bëhet fjalë për pranimin pasi ata përherë shohin të mrekullueshmen në gjithçka”.