Ministria e Brendshme e Serbisë do të shpallë “non grata” disa pjesëmarrës të EuroPride

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka njoftuar se do të ngrejë kallëzim penal kundër pjesëmarrësve të caktuar të manifestimit Europride që u mbajt në Beograd, si dhe se disave do t’u ndalohet hyrja në Serbi.
“Ne e dimë se kush janë ata, ne e dimë se nga janë, ne e dimë se nga cilat vende janë. Ka një rrugë ligjore për të arritur tek ata dhe ne do ta ndjekim atë rrugë ligjore,” tha Vulin për Televizionin Pink më 22 shtator.
Në një paraqitje në TV Pink të Beogradit, ai komentoi fotografitë e bëra më 17 shtator para kishës së Shën Markut në Beograd gjatë Shëtitjes së Krenarisë, ngjarja kryesore e Europride shtatëditore në kryeqytetin e Serbisë nga 12 shtatori deri në 18, por nuk tha në mënyrë specifike kundër kujt do të fillonte procedimi.
Kundërshtarët e Europride, një manifestim për promovimin e të drejtave LGBT që zhvillohet çdo vit në një vend të evropës, pas shëtitjes së Krenarisë së Beogradit në publik, bënë disa skena që Vulin I cilësoi si të papërshtatshme dhe fyerje të moralit publik.
Milica Đurđević Stamenkovski, nga partia parlamentare e djathtë opozitare Zavetnici, dënoi publikisht, siç tha ajo, “heqjen e të brendshmeve dhe ngritjen e fundit para kishës” të njërit prej pjesëmarrësve të marshimit për të drejtat e LGBT dhe “kurorës me gjëmba në kokën e njërit prej pjesëmarrësve që simbolizon Krishtin”.

Organizatorët e EuroPride u ndanë publikisht dhe shprehën keqardhjen e tyre nëse janë cënuar ndjenjat fetare dhe kombëtare.
“Beograd Pride nuk përkrah asnjë lloj sjelljeje që nuk është në përputhje me udhëzimet dhe ligjet e nxjerra më parë të Serbisë, njoftoi organizata Beogradi Pride.
Goran Miletiq, koordinator i manifestimit, përsëriti se organizatorët janë distancuar menjëherë nga sjelljet e pahijshme të individëve dhe se për këto dukuri “fajëtore është policia”.
“Për shkak të ndalimit të shëtitjes së Krenarisë, ata nuk kishin postblloqe për të kontrolluar se kush dhe si hynte në ngjarje”, tha Miletiç për Televizionin rajonal N1.
Pas disa javësh tensionesh, ndalimesh dhe pasigurie, marshimi për të drejtat e LGBT-ve disa qindra metra, nga ndërtesa e Kuvendit të Serbisë deri në stadiumin aty pranë Tašmajdan, kaloi më 17 shtator pa incidente të mëdha dhe me një prani masive të policisë.
Qeveria e Serbisë njoftoi se atë ditë në Beograd kanë ndodhur dy incidente të mëdha – në Ulica Kralja Milana dhe afër parkut Karagjorgjevo. Një grup kundërshtarësh të Evroprajd-it të armatosur, sulmuan policinë pranë parkut Krađorđevo pranë sheshit Slavija.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se deri në orën 18:30 të datës 17 shtator ishin ndaluar 64 persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike në kryeqytet, dhe se nga sulmet e huliganëve janë lënduar 13 policë dhe janë dëmtuar pesë automjete policie.
Pjesëmarrësit e tubimit të ndaluar kundër Krenarisë sulmuan disa gazetarë dhe persona që erdhën në shëtitjen e Krenarisë atë ditë.
Në mbrëmje, pas kthimit nga koncerti në stadiumin Tašmajdan, tetë aktivistë LGBT nga Shqipëria u sulmuan dhe dy prej tyre u plagosën.
5200 policë ishin përgjegjës për sigurinë në rrugët e Beogradit gjatë Shëtitjes së Krenarisë./ HistoriaIme