Aktorja e njohur Jena Malone shfaqet si panseksuale

Malone e ndau këtë lajm me anë të një postimi në Instagram, duke publikuar një video kërcimi me mbishkrimin: “Më duket sikur isha një burrë heteroseksual në trupin e një gruaje. I përfytyrova dëshirat e tij dhe i vendosa ato tek unë.”
“Por kjo nuk ishte kurrë e gjithë historia që ishte menduar për mua”, vazhdoi aktorja.
“Kështu që unë kam mësuar një mënyrë të re për ta treguar atë. Përdorimi i fjalëve për të më udhëhequr dhe jo për të më përkufizuar më ka bërë të kuptoj se identiteti im seksual ka më shumë për të mësuar dhe për të më treguar. “
“Panseksualiteti. Sapioseksualiteti. Polyamoria. Një spektër më i plotë i të kuptuarit se historia ime është ajo c’ka më përfaqëson mua dhe pikërisht kjo është ajo që po ndërtoj sot, me këtë vallëzim të vogël dhe të përgjumur. “
Malone e mbyll postimin duke shtuar: “Do ta postoja këtë në ditën e ndërgjegjësimit panseksual, por jam nënë dhe jam gjithmonë disa muaj me vonesë për gjithçka”
Më vonë duke folur për The Hollywood Reporter, Malone ndau më shumë detaje:
“Udhëtimi seksual është shumë i bukur. Dua të them, të gjitha udhëtimet e identitetit janë kaq të lezetshme,” tha ajo. “Ndjehem sikur jam pak vonë në lojë për të qenë në gjendje të kem më pak turp.”
Më tej tha: “Më ka pëlqyer procesi i të mësuarit më shumë për veten dhe të tjerët përmes termave të ndryshëm që hapin dritaret, ato dritare më pas kthehen në dyer dhe më pas arrij në një vend për të gjetur të gjitha këto gjëra interesante”.
Duke diskutuar procesin e daljes hapur, ajo tha: “Është një përvojë vërtet e ëmbël njerëzore. Më pëlqen të mësoj më shumë për veten, pavarësisht nga mosha apo eksperiencat e mia.”
“Unë kam një familje vërtetë mbështetëse dhe ata kanë qenë të tillë për çdo gjë, sido që të jem apo çfarëdo që të jem. Është e gjitha emocionuese dhe e mrekullueshme. Por po, motra ime është queer dhe unë u rrita me dy nëna që ishin të dashura dhe më pas u ndanë. Nëna ime u bë përsëri hetero, kryesisht përmes kuptimit të krishtërimit.”
“Dhe pastaj kumbara ime u martua me partnerin e saj prej 17 vitesh. Pra, unë kam tre nëna dhe babain tim që ka qenë një burrë hetero gjatë gjithë jetës së tij. Unë kam të gjithë spektrin. Është mirë të kesh këto lloje të ndryshme bisedash me të gjithë. Ndihem vërtet e bekuar që kam një familje pranuese.”
Malone bëri debutimin e saj të pare në ekran në vitin 1996 në filmin Bastard Out of Carolina, duke luajtur rolin e një vajze të re që vuante nga njerku i saj. Ajo gjithashtu luajti në Saved! (2004), The Ballad of Jack and Rose (2005), Pride & Parajudice (2005), Into the Wild (2007) dhe në disa episode të Hunger Games Catching Fire, Mockingjay: Pjesa 1 dhe Mockingjay, Pjesa 2.
Ajo aktualisht luan në filmin e ri “Adopting Audrey”, i cili do të dalë këtë të premte (26 gusht) në kinema , Amazon Prime Video dhe Apple./ HistoriaIme