Hapet thirrja për trajnerë mbi fundraising

PRO LGBT Albania hap thirrjen për trajnerë mbi fundraising dhe networking të cilët do të drejtojnë trajnimet mbi rritjen e kapaciteteve të stafit PRO LGBT te financuar nga IGLYO.
Sesionet e trajnimit do të mbahen në data 25 dhe 26 Korrik në qytetin e Pogradecit. Stafi i PRO LGBT Albania do të ndjekë dy trajnime, një në mbledhjen e fondeve dhe një në networking. Gjatë këtyre trajnimeve ne do të hartojmë një modul mbi mbledhjen e fondeve dhe rrjetëzimin të cilat do të përmbajë një plan strategjik mbi rrejtëzimin, identifikimin e aktorëve kryesorë si dhe një policy brief mbi ngritjen e tij. Ky do të jetë një modul praktik për zbatimin e pjesës teorike të trajnimeve
Në datë 01/09/2022 do të zhvillohet sesioni final i trajnimit mbi fundraising me qëllim evaluimin e progresit të bërë gjatë kësaj kohe.
Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 20/07/2022. Për të qenë një nga trajnerët ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email-in [email protected]
Kriteret
- Të ketë mbaruar studimet e larta në degët Ekonomik, Shkenca Sociale ose Politike
- Të ketë përvojë në ngritje fondesh dhe rrjetëzim për organizata jofitimprurese të paktën 2 vjet në 5 vitet e fundit
- Një kombinim i të dyjave është i pranueshëm.