Një luftë e fituar bullizimi!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/06/roaldo-960x502.png)
Moderatori i emisionit “Expuls” në RTV ORA Ronaldo Sharka, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” në MCN, ka treguar historinë e tij të bullizimit.
Sharka tha se bullizimi, dhe stigmatizimi ndaj tij arritën në atë pikë saqë ai tentoi të vetëvritej.
Ai shpjegoi se si njerëzit vunë në pikëpyetje identietin e tij seksual, në një kohë të vështirë të jetës së tij.
Ronaldo: Kur ti bullizohesh, gjë që mua më ka ndodh vazhdimisht edhe nga njerë të afërt, ose do të bëhesh edhe ti i tillë, ose do e kalosh këtë fazën dhe do të fitosh besimin tek vetja dhe nuk ta ndjen më asgjë çfarë thuhet. Mua më ka ndodhur ky rasti, që falë zotit, unë them realisht falë zotit që në një fshat të Lushnjes ta kalosh këtë gjë, është fat i madh.
Aulona : Unë dua të ndaloj këtu, që kur identifikohen këto probleme që të çuan deri tek mendimi për vetëvrasjen çfarë nuk pëlqenin të tjerët tek ty?
Sharka: Disa meshkuj dhe femra e kalojnë adoleshencën, fazën e pjekurisë ose më herët ose më vonë. Unë isha nga ata që po e kaloja fazën vonë, kishte raste që unë nuk luaja futboll, por shihja Vera Grabockën, shihja Blendi Fevziun, Sokol Ballën, pasionin tim nuk e bëra njësh me njerëzit që donin të luanin futboll e të bënin gjëra në fshat. Unë kisha një preceptim për jetën ndryshe, nuk e doja as fshatin, as punët e fshatit, kisha vizualizuar të ardhmen time për televizionin. Mosjpjekuria në kohë bënin që njerëzit të jepnin komente për identietin gjinor dhe për shijet seksuale.
Aulona: T’i thoshin ty direkt?
Ronaldo: Po, po pa ju trembur syri fare si gjëra normale.
Aulona; Çfarë mendoje ti, ishe i vogël?
Ronaldo; Po po, i vogël fare, para gjimnazit . Kur njerëzit të thonë këto gjëra ti vë në dyshim identietin tënd gjinor, nuk ke bërë Akoma marrëdhënie seksuale dhe nuk e di çfarë është seksi, dhe ti vihesh në dilemë. Ndihesh ndryshe nga të tjerët, ndryshe për keq jo për mirë.
Aulona: Kishe njerëz të besuar që ti flisje?
Ronaldo: Jo, fatkeqësisht jo dhe kjo është shumë e trishtë, dhe duhet që gjithë këtë sfidë ta kalosh vetëm.
Aulona: Prindërit, nuk e dallonin që ti po vuaje?
Ronaldo: Nuk e shfaqja vetën atëher. Dukej sikur do të gjykonin, do lëndoheshin. Nuk e mendoj tani që jam rritur, domethënë kisha frikë të hapesha, të flisja.
Aulona: Ka pasur momente kur e ke vënë në dyshim identietin tënd seksual në atë kohë?
Ronaldo: Po, dhe aq më tepër në një periudhë që nuk isha i informuar, pasi nuk kishe rrjete sociale, dhe nuk e dije çfarë janë shijet sekuale. Më trishtuese është fakti që kam qenë i bullizuar nga mësuesit, dhe nga drejtoresha e shkollës.