Kujtimet e Andrea Werhun pasqyrojnë sfidat, gëzimet dhe humorin e një karriere në punën e seksit.
Shënim nga redaksia: “Përkthyer nga anglishtja, fjala whore do te ishte në shqip kurvë. Pavarësisht se kjo fjalë ka konotacion negativ në gjuhën tonë, ne po e përdorim ashtu siç është me shpresën se shkrimi në fjalë do mund të sfidonte mënyrën se si ju lexues e konsideroni fjalën por dhe njerëzit të cilët ne i asociojmë me atë fjalë”
Të ulur përballë njëri-tjetrit në një kafene në një ditë fund maji, shkrimtarja, artistja dhe punonjësja e seksit me bazë në Toronto, Andrea Werhun dhe unë diskutuam për kujtimet si të ishin pjesë e një zhanri.
Po bisedonim, kryesisht, për librin e saj të botuar së fundmi të titulluar Kurva Moderne, kopja ime qëndronte në tryezën midis nesh dhe në xhaketën me pluhur, një portret i Werhun-it na shikonte poshtë një grupi qerpikësh dramatikë. Me shaka, them se Xtra duhet të ketë dashur të mbulojë prezantimin e librit të saj, sepse, për mendimin tim, kujtimet janë një zhanër thelbësisht homoseksual i letërsisë, një medium që duhet të rezervohet për ikonat dhe vajzat që frekuentojnë vende elegante dhe atyre që mund të veshin e duken bukur me një boa (shall) me pupla. Werhun kundërshtoi pak ashpër, duke reflektuar se nuk është e sigurtë nëse do ta quante homoseksual, por me siguri do ta quante narcisiste. “Ka diçka në lidhje me të, njësoj si të shikosh reflektimin tënd në ujë.”
Në një farë kuptimi, Kurva Moderne është një reflektim dhe një reflektim me të vërtetë i bukur, me fytyrën e zbukuruar të Werhun të shfaqur dukshëm jo vetëm në kopertinë, por në disa fotografi përgjatë librit. Megjithatë, kujtimet nuk janë asgjë tjetër veçse një ritregim narcizist: është një letër dashurie për punonjëset e seksit dhe arti dhe lavdia e punës dhe bërjes së parave.
Kurva Moderne është vepra e fundit e një linje të gjatë bashkëpunimesh midis Werhun dhe partneres së saj krijuese, regjisores Nicole Bazuin. “E takova Nicole në xhirimet e një videoklipi që ajo drejtonte”, thotë Werhun. “Ajo më tha, ‘Përshëndetje, unë jam Nicole, jam regjisorja e këtij videoklipi. Balerina nuk ka ardhur, kështu që unë do të luaj edhe rolin e balerinës tjetër.”
Përgatitja në dhomën e zhveshjes krijoi themelet për “një formë thelbësisht bashkëpunuese të këssaj miqësie”, thotë Werhun. Më vonë, ishte Bazuin ajo që e nxiti atë të punonte që t’i kthente historitë e saj si eskortë në një projekt më të madh.
Është e zakonshme për ata që punojnë në industrinë e të rriturve të mbajnë një farë distance nga puna e tyre dhe “jeta e tyre reale” për të ruajtur sigurinë dhe rehatinë e tyre. Pseudonimet dhe gënjeshtrat për pyetjen “çfarë pune bëni?” janë pjesë e biznesit.
Por Werhun përfundimisht kuptoi se tundimi midis dëshirës për të treguar historinë e saj dhe ruajtjes së privatësisë ishte i pakapërcyeshëm – ajo donte të ishte edhe artiste portreti edhe muzë. “Nëse do ta tregoj këtë histori,” kujton ajo, “duhet të dal hapur. Kështu që dola hapur si punonjëse seksi.”
Kujtimet e Kurvës Moderne janë përsëritja më e fundit e një projekti të shpërndarë në shumë vite. Fillimisht një libër i vetë-botuar, i mundësuar nga një fushatë Kickstarter dhe shitja e botimeve të tij brenda vitit, më pas një film premierë si pjesë e Programit të Short Documentary të SXSW 2020 dhe më në fund një film muzikor me një ekip botuesish të zgjeruar. “Nëse keni një produkt cilësor,” thotë Werhun, “ka shumë mundësi që dikush t’ju vërë re dhe do të dilni nga errësira”.
Pavarësisht krenarisë së Werhun për punën e saj dhe guximit me të cilin ajo e ndan atë, publikimi si punonjëse seksi nën emrin e saj ligjor është një akt serioz cenueshmërie. Ajo përmend daljen e saj hapur në televizionin kombëtar në dokumentarin e vitit 2016 për CBC Gem Sugar Sisters, kur u pyet për të drejtën e saj për të treguar histori punonjësesh seksi në një panair librash, daljen hapur tek mamaja e saj (“ajo më pa sikur të kisha qëlluar mbi të 15 herë”), botuesve të saj dhe familjes së partnerit të saj.
“Dalja hapur është një rifitim besimi i përjetshëm.”
Dalja hapur, siç e kemi mësuar shumë prej nesh në cilësi të ndryshme, qoftë si queer, trans apo si punonjëse seksi (ose edhe kombinime të këtyre gjërave), është një rifitim besimi i përjetshëm. Werhun është bërë shumë e mirë në këtë ose të paktën ka pasur shumë praktikë. “Në fillim,” thotë ajo, “kur dilja hapur, ishte sikur trupi im bënte lëvizje të pa kontrolluara kur e thosha. Dhe më pas, arrita të vëzhgoja se mënyra se si flisja, përcaktonte se si reagonte personi tek i cili po dilja hapur.”
Shkrimi i Werhun, mënyra se si ajo del hapur para lexuesit, është qesharake, prekëse dhe biseduese. Lexuesi është gjithmonë brenda shakasë. Në një kapitull, ajo ndan kujtimet e saj më të hershme të kufijve të kapërcyer, e ndërsa në një tjetër ajo flet për një burrë të rritur që pshurr pantallonat. Ajo flet për elektricitetin e lidhjes së saj me gruan e bukur të cilës ishte gati ti “merrte virgjërinë” në sediljen e pasme të një taksie dhe përfshin këshilla për tregtinë si “nëse mendon se të kanë dhunuar në çfarëdo mënyre, thjesht largohu”. Merr ato para të mallkuara dhe vrapo.”
Anekdotat shoqërohen me fotografi të shkëlqyeshme e me ngjyra të plota të autores. Ndihet intime sepse ashtu është. “Në fund të ditës,” thotë Werhun, “ky është një eksperiment shprese, sepse me të vërtetë shpresoj që të mos lëndohem gjatë këtij procesi, në mënyra të pariparueshme. Kjo është çështja kur del hapur”, reflekton ajo. “Ja ku jam, të lutem mos më lëndo.”
Unë jam një punonjëse seksi, cis grua dhe e bardhë, e cila mund të ketë guximin ta kërkojë këtë dhe për më tepër të kërkoj që kjo të respektohet për shkak të identiteteve të mia ose identiteteve të mia të supozuara. Kjo nuk vlen për të gjithë. Në fakt është një dukuri tepër e rrallë. Privilegji i tregimit të historive të punonjëseve të seksit nuk është i arritshëm për shumicën e njerëzve.”
Nëse shkrimi i këtij libri është një akt rebelimi që shpërthen një derë, dhe thotë “ja ku jam”, shpresa e Werhun është që ajo të lërë të njëjtën derë të hapur kur të largohet, që dikush të marrë stafetën (ose tubin e striptizit ose dildo nga firma Bad Dragon ose takat 10 inç) me një tjetër histori të punës së seksit për të treguar. Nëse kujtimet është, siç thotë Werhun, një kërkim i natyrshëm narcisist, Kurva Moderne ndihet një zhanër i ndërthurur – është një produkt i parjes së reflektimit tend në pellg dhe të gjesh shumë shikime të tjera të drejtuara nga ty.
https://xtramagazine.com/culture/modern-whore-224587