Politika nuk bëri asgjë për komunitetin LGBTI+

Dita e djeshme shënoi hapjen e muajit të aktiviteteve në kuadër të PRIDE 2022. Në këtë hapje, OMSA prezantoi “Raportin e Monitorimit Politik Maj – Tetor 2021”, për të cilin është kryer një sondazh online me në focus të rinjtë. Ky raport përfaqëson një vlerësim të ceshtjeve të komunitetit LGBT në aspektin e gjerë të medias shqiptare pas zgjdhjeve te 25 prillit 2021, me qëllimin e përmirësimit të situatës së përgjithshme për të gjithë personat e komunitetit.
Deri më tani asnjë forcë politke nuk ka dalë hapur në pranimin dhe përqafimin e të drejtave të njeriut që i përkasin këtij komuniteti. Në asnjë nga programet e prezantuara nga të gjitha forcat kryesore politike në Shqipëri nuk përmendet në asnjë moment se cfarë parashikohet për personat e komunitetit LGBT.
Mbetet për t’u parë se sa do të angazhohen partitë politike në periudhën paszgjedhore dhe se cfarë ndryshimesh do të kërkojnë në legjislacionin shqiptarë për të përmirësuar situatën aktuale të komunitetit.