Mijëra persona në protest. Qeveria-Qytetarëve: Turp!

Mijëra persona protestuan të shtunën në Tiranë kundër rritjes së cmimeve.
Protesta nisi në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” ndërsa u zhvendos tek kryeministria e më pas tek drejtoria e policisë së Tiranës!
Qytetarët bënë thirrje të vazhdueshme kundër rritjes së ccmimeve, dhe i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë menjëherë.
Në disa komente të njëpasnjëshme kryeminisri Edi Rama i akuzoi protetsuesit se po përdoren politikisht.

Aktivisti Ervin Goci ka parashtruar disa kërkesa ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se bordi i tij është ndërtuar me abuzuesit e kësaj çështje.
“ Kjo është një protestat më të mëdha që ka parë vendi. Kjo është një ditë që ta mbush zemrën me emocion. Të gjithë shqiptarët janë sot në protestë. Shqipëria duhet të përmbyshë sistemin ekonomik që ka. Kjo protestë ka muaj që ka filluar. Jemi në dialog me të gjithë pavarësisht bindjeve politike. Kërkesat i kemi prezantuar dhe është ngritur një bord që është si një shtet paralel në një gosti ku thonë se kemi vjedhur sa kemi vjedhur, por do ta ulim një cikë dorën. Ne kërkojmë hetim, çmim tavan, heqje taksash, thyeje monopole, diversifimi burimesh dhe kontrolle, dhe kërkojmë një kompani publike që konkurron në të treg. Kemi një shtet privat. Nëse do ta shkatërrojë shteti Rama të shkojë në Paris.”-tha Goci.

“Kryeministri të shohë mirë se kush janë qytetarët. Të gjithë janë frymëzuar nga ju, edhe administrata ka dalë përtej punës së tyre dhe të vënë para interesin e fëmijëve të tyre. Çdo shqiptar mësoi sot sa fati i qytetarëve nuk ndodhet në duart e kryetarëve.”tha aktivisti Migen Qiraxhi.
Aktivistja dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se Rama e quan popullin pakicë, kur çmimet janë rritur me 20-30%.
Ai tha se populli nuk ha karkaleca si Rama dhe miqtë e tij, duke shtuar se nuk ndërhynë për çmimet sepse e do popullin e varfër.
“Nuk do të flisja, por prap ia doli që të më acarojë Rama. Del dhe thotë se jemi pakicë e zhurme. Produktet janë rritur të gjithë më 20-30%. Çfarë hanë njerëzit në këtë vend karkaleca? Jo mor zotëri, se ha ti karkaleca nuk ha populli karkaleca. Varfëria ka kapur kulmin. Për një mua do të jemi të gjithë të varfër. Ai është pakica. Rama e do këtë krizë, sepse në kohë krize të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit bëhen më të varfër. Do të na blejë lirë. Prandaj ai nuk ndërhynë. Këtu janë shumica dhe nuk ka Putin në botë që i rri përballë shumicës, sado i gjatë qoftë. Çdo Putin ka fundin e tij.”-tha ai.

Në mbledhjen e parë me furnizuesit e naftës në vend, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që nga sot deri me 15 mars çmimi i naftës do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune.
Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook theksoi dhe njëherë se rritja e çmimeve në vendin tonë është si pasojë e luftës që po bëhet në Ukrainë. Ai tha se është turp që shqiptarët protestojnë për pasojat e luftës.
Qytetarët kanë paralajmëruar protestë edhe të dielën në orën 11:00./ HistoriaIme
