Maddy Morphosis është burri i parë cis-gjinor dhe heteroseksual që garon në kompeticionin drag më të famshëm në botë, RuPaul’s Drag Race.
Në videon prezantuese të performueseve drag që do garojnë në sezonin e 14-të të RPDR, u prezantua edhe Maddy Morphosis.
Lajmi se Maddy do të konkurronte në sezonin e ardhshëm të 14-të të Drag Race u prit me kritika, nga disa që ngritën shqetësime rreth hyrjes së njerëzve nga jashtë komunitetit LGBT+ në hapësirat drag.
Si përgjigje, performuesja foli për përvojat e saj në drag, duke shpjeguar se çfarë e shtyu atë të performonte në skenën drag.
“…Unë hyra në skenën drag menjëherë pas shkollës së mesme, sepse ishte një hapësirë e sigurtë për mua për të eksploruar identitetin tim gjinor,feminitetin brenda meje” tha ajo.
“Njerëzit që takova dhe përvojat që kisha më ndihmuan të kuptoja më shumë rreth gjinisë dhe seksualitetit, çfarë do të thoshte për mua dhe ku përshtatem me gjithçka.
Drag nuk ishte diçka që e konsideroja si profesion apo hobi. Ishte diçka që ndodhi në skenën ku isha, me të cilën u dashurova. Por duke eksploruar këto pesë vitet e fundit, drag më ka dhënë mundësinë për të eksploruar më tej identitetin tim dhe gjithashtu të kuptoj më shumë për të tjerët.
Për këdo që thotë se unë përfaqësoj një grup të nënpërfaqësuar, ju vlerësoj, por burrat hetero nuk janë një grup i persekutuar dhe i përjashtuar brenda komunitetit drag.
Gjithmonë jam ndjerë e mirëpritur në çdo hapësirë drag në të cilën kam hyrë dhe kurrë nuk jam shmangur, përjashtuar apo persekutuar për shkak të seksualitetit tim. Por unë njoh shumë artistë që janë diskriminuar për të qenë AFAB, trans, PoC dhe më shumë.”
Drag Race më parë është kritikuar për mungesën e diversitetit gjinor, diçka që duket se dëshiron ta korrigjojë në të ardhmen.
Sezoni i ardhshëm i 14-të përfshin gjithashtu dy gra trans – e para për një sezon të rregullt amerikan të Drag Race.
Edicioni i fundit i RuPaul’s Drag Race UK përfshiu një grua cis-gjinore, Victoria Scone. Kurse, Maddy, bëhet burri i parë cis-gjinor dhe heteroseksual që merr pjesë në një kompeticion të tillë.
Maddy Morphosis do të garojë në sezonin 14 të RuPaul’s Drag Race, premiera e të cilit do të bëhet më 7 janar 2022. /Agon Rexhepi
Burimi: https://www.pinknews.co.uk/2021/12/06/drag-race-straight-cis-man-maddy-morphosis/