Parlamenti injoron Bashkimin Europian, zgjedh Armela Krasniqin kryetaren e AMA-s
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/07/A30A54CC-7108-49DF-90A7-15D6B78EDF1F.jpeg)
Përkundër kërkesës së Delegacionit të Bashkimit Europian që zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), të shtyhej për në shtator, Parlamenti i kontrolluar nga Socialistët ka vendosur të mërkurën zgjedhjen e kryetarit të AMA-s.
Armela Krasniqi u votua si kryetare e ardhshme e AMA-s ndërsa zgjedhja e saj është parë si përpjekje e socialistëve për të kontrolluar institucionet e pavarura.
“Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht. “ thw sot delegacioni i BE.
Kryeministri Edi Rama që prej ardhjes së tij në pushtet është kritikuar për sjelljen e tij ndaj mediave, ndërsa është akuzuar shpesh herë se do të vërë nën kontoll mediat e pavarura./HistoriaIme