Shqipëria është tronditur të martën e 18 majit nga një rast ndodhur në Mirditë.
5 djem dhe burra, dyshohet të kenë përdhunuar përmes shantazhit një 15-vjeçare.
Autorët e dyshuar, A.K, A.M, E.T, N.L dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, pasi dyshohet se në Mirditë kanë abuzuar seksualisht me të miturën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare. “ njoftoi të martën policia e Lezhës.
Në lidhje me këtë akt të rëndë, ka reaguar ashpër Komisioneri për Mbrojten nga Diskriminimit Robert Gajda i cili dënon aktin e rëndë.
“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave të ngjarjes së rëndë në Mirditë, të shfrytëzimit seksual në grup të një të miture.
Komisioneri Dr. Gajda dënon me ashpërsi aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të të miturës dhe nxit policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Lezhës të zhvillojnë një hetim rigoroz, duke nxjerrë përgjegjësitë penale dhe vënien para drejtësisë së autorëve.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar të miturës nga ana e strukturave shtetërore, por edhe mbrojtje per te mituren dhe familjen e saj.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson se duhet të bëhet më shumë në parandalimin e dhunës seksuale ndaj të miturve. “-thuhet në reagimin e KMD, Dr. Robert Gajda./ HistoriaIme