Pixar po kërkon një aktore që në mënyrë autentike mund të portretizojë një vajzë transgjinore

Sipas një thirrjejej të re, studioja e famshme e animacionit e Disney do të shfaqë karakterin e saj të parë trans në një projekt të ardhshëm të animuar. Nuk dihet shumë për personazhin përvecse quhet Jess dhe që është 14-vjeçare. Ajo është përshkruar si një shoqe e besueshme që është edhe gazmore dhe e dhembshur.
Pixar po jep një rol të zërit për të rinjtë për një projekt të ardhshëm të animuar.
Po kërkojmë aktore 12-17 vjeç të cilat:
– Të jenë entuziaste, mendjehapur, gazmore dhe energjike
– Të ndihen rehat teksa aktrojnë para një mikrofoni
– Të portretizojë në mënyrë autentike një vajzë transgjinore 14-vjeçare
Nëse njihni një fëmijë që i përshtatet këtij përshkrimi dhe dëshiron të bëjë një audicion për rolin duhet të kontaktoni në adresën e email: [email protected].
Sipas San Francisco Trans March, atyre u është dërguar thirrja nga drejtori i kastit, dhe Pixar po ndihmon edhe organizata të tjera trans për t’u siguruar që portretizimi i tyre është autentik.
Disney kohët e fundit ka nxjerrë aktorin e saj të parë me zë transgjinor, Patti Harrison, in Raya and Last Dragon. Ndërkohë, Pixar bëri një hap përpara në përfaqësimin LGBT duke pasur karakterin e saj të parë homoseksual në Onward. Lena Waithe luajti policin e ciklopit në atë film dhe Pixar po vazhdon metodat e saj autentike të hedhjes së zërit edhe këtu.