Skandali/ Një databazë e turpshme, antiligjore, fyese dhe alarmante!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/04/te-dhenat-personale.jpg)
Historia e post-komunizmit në vendin tonë është e mbushur me skandale, që kanë tronditur opinionin publik.
Por, së fundmi është duke ndodhur një ndër skandalet më më mëdha me të dhënat personale të qytetatëve.
Të dhënat e rreth 1 milionë qytetarëve janë tanimë të ekspozuara në mënyrë masive nga kushdo.
Këto të dhëna janë administruara nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërsa skandali merr përmasa alarmante kur ekzistojnë dyshime të arsyeshme se këto të dhëna janë mbledhur nga portali qeveritar E-Albania!
Këto të dhëna që dyshohet të jenë mbledhur në mënyrë të paligjshme nga Partia Socialiste janë tanimë në duar të pasigurta, nga një qytetar deri tek grupet dhe organizatat kriminale, e grupet që merren me fallsifikime dokumentash personal.
Mbledhja skandaloze e këtyre të dhënave dhe administrimi i tyre, e rrjedhja në mnëyrë të frikshme duket qartasi që nuk është marrë ende seriozisht nga asnjë institucion, pasi deri më tani kemi veç nisjen e hetimeve nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, por askush nuk e di në ç’fazë janë hetimet, ndërsa ajo që dihet me siguriështë se të dhënat tanimë janë të shpërndara jo vetëm në çdo cep të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, dhe duke ditur sa lehtësisht shpërndahen këto të dhëna, mund të themi se të dhënat personale të 1 milionë shqiptarëve janë të shpërndara në çdo cep të botës.
Në një analizë të “komenteve” në databasën e Partisë Socialiste, është e frikshme sesi të ashtuquajtur “Patronazhues” kanë hyrë dhunshëm në jetën private të çdo qytetari të Tiranës, duke ditur edhe konfliktet familjare mes personave.
Sipas Birn në komentimin e një qytetari shkruhet: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”
Çfarë kuptojmë vetëm nga ky koment?
Duhet qartë që të dleguarit e partisë socialiste kanë shkelur dhunshëm privatësinë e qytetarit në fjalë, jo vetëm duke mbledhur të dhënat personale por edhe duke ndërhyrë e zbuluar jetën personale, mes anëtarëve të një familjeje.
Më tej, skandali vijon kur në komentin e një tjetër qytetari shkruhet: “ PS sipas konfirmimit të policisë”
Kjo është një tjetër indicie për prokurorinë për të shtrirë hetimin edhe në pista të tjera, pasi duket qartë që “patronazhisti” ose “patronazhistët” ose Akoma më tej struktura të Partisë Socialiste kanë angazhuar edhe Policinë e Shtetit për të identifikuar bindjet politike të qytetarëve, dhe këta policë raportojnë tek PS për bindjen politike të një ose më shumë qytetarëve.
Vijon edhe më tek kur në një tjetër koment patronazhisti shkruan: “Ndoshta nuk vjen, është me pampersa por do e ngrejmë prej leckash”.
Tek ky koment nuk ka vetëm shkelje ligjore, por dehumanizim me një të sëmurë, që nuk mund të ngrihet nga shtrati.
Të deleguarit e partisë Socialiste shfaqin paturpërisht një sjellje diskriminuese dhe ofenduese ndaj grupeve të marxhinalizuara siç është komuniteti rom.
Në një prej komenteve të disa qytetarëve shkruhet: “Dorë e zezë….” Duke iu referuar komuniteti rom, ose egjiptian./ HistoriaIme