Podcast – Mohimi i shërbimeve për komunitetin transgjinor
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/03/podcast-1-960x640.png)
Çdo veprim ose mosveprim i autoriteteve publike ose i personave fizikë a juridikë që marrin pjesë në jetën dhe sektorët publikë ose privatë, që krijojnë baza për mohimin e barazisë ndaj një personi apo grupi personash, ose që i ekspozon ata ndaj një trajtimi të padrejtë dhe jo të barabartë, përbën diskriminim.
Personat transgjinor e kanë më të vështirë aksesin në shërbime sesa pjesa tjetër e shoqërisë.
Ligji për mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri, përcakton qartë se refuzimi i ofrimit të shërbimeve ndaj një personi apo grup personash dhe trajtimi i tyre në mënyrë të pabarabartë, përbën diskriminim.
Së fundmi, kompania e taksive Green Taxi refuzoi hapur ofrimin e shërbimeve për një vajzë transgjinore në Tiranë
Ju ftojmë të ndiqni podcastin e rradhës në serinë tonë të podcasteve, mbi rastin në fjalë dhe situatën e komunitetit transgjinor në vend, përsa i përket vështirësive që ato hasin në marrjen e shërbimeve, qoftë nga strukturat publike, apo edhe nga ato private.
Podcastet tona, mund t’i dëgjoni edhe në platformat streaming si Spotify apo Google Podcast. Mjafton të kërkoni për Historia Ime.