Skandal/ Gjobitet 5 mln lekë kandidati i pavarur, partitë e mëdha vijojnë rehat fushatën!

Kandidati i Pavarur për Deputet në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi është gjobitur 5 milionë lekë të reja nga policia e Bulqizës për shkak se sipas arsyetimit të bluve të qytetit verior, Debreshi ka shkelur rregullat anti covid sipas një akti normativ.
Gjoba është prerë pëpr shkak të fushatës së Debreshit dhe arsyetimi i policisë është që ai ka mbledhur mbi 10 persona në tubim.
Vetë kandidati Debreshi në një prononcim në rrjetet sociale, e quan gjobën të urdhëruar politikisht.
“50 MILIONE LEKE GJOBE
Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.
Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres. Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori.
Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo.
Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.”-shkruan ai.
Në vetvete gjoba është e bazuar në ligj, por është skandaloze sjellja e policisë përballë shkeljeve të rregullave anti-covid.
Në fotot më poshtë, mund të gjeni kur në të paktë 4 raste spontane në një kërkim të thjeshtë rregulat anti-covid janë shkelur nga partitë e mëdha, madje edhe nga vetë qeveria por institucionet kanë zgjedhur të heshtin.
Fotoja 1. Takim elektoral i Partisë Demorkatike
Fotoja 2. Takim elektoral i Partisë Socialiste.
Rama ‘detyron’ socialistët të pinë ujë në një shishe, pas akuzave se PD hapi virusin në miting
Fotoja 3. Takim elektoral i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Fotoja 4. Vaksinimi skandaloz në Sheshin Skënderbej.
