Në muajin Dhjetor që lam pas, qytetarët e Gjirokastrës u zgjuan me pamjet dhe postimet e rrjeteve sociale të mbushura me kafshë të ngordhura të rrugës, kryesisht qen, për të cilët përkujdesja dhe dashuria ishte e madhe.
Ishin të shumtë qytetarët që reaguan, duke akuzuar autoritetet e pushtetit lokal për helmimin e tyre.
Së bashku me aktivistët e mbrojtjes së kafshëve, qytetarët japin për Historia Ime mendimin e tyre mbi rastin në fjalë dhe dashurinë që qytetarët e Gjirokastrës kanë për këto kafshë.
Bashkia ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka asnjë urdhër për eleminimin e kafshëve të rrugës, por aktivistët raportuan shenja helmi në ushqimin që u ishte dhënë qenve gjatë mbrëmjes së 2 Dhjetorit.
Arlis Alikaj sjell përjetimet e qytetarëve të Gjirokastrës mbi kafshët e rrugve të qytetit të tyre, të cilat janë të dashura për banorët e Gjirokastrës, njëjtë si edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin.