Fëmijët transgjinor të dekurajuar: Ne nuk jemi problemi për shoqërinë

Në shtetet e ShBA, konservatorët janë kundër kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve transgjinor. Gjithashtu ata ndalojnë hyrjen e fëmijëve trans në ekipe sportive.
Ligjvënësit e Arkansas të hënën dhanë miratimin për ndalimin më të gjerë të kujdesit shëndetësor ndaj transgjinorëve në SH.B.A., me legjislacionin që e kufizon aksesin e shërbimeve shëndetësore ndaj fëmijëve trans dhe i dënon mjekët që i trajtojnë ata.
Fëmijët trans dhe familjet e tyre tregojnë se sportet dhe kujdesi shëndetesore për jetën e tyre është shumë e rëndësishme ashtu sic është edhe barzia gjinore.
Për çështjen e tualetit: “Kjo është një nevojë themelore e njeriut’
Wyatt Williams është 14 vjec, nga Dakota e Jugut:
“Në shkollë, ata më detyrojnë të përdorë banjën e stafit e cila ka vetëm një tezgë. Më duhet të eci gjatë një korridori të gjatë,të kaloj gati 8 klasa, të kaloj në disa dyer deri sa më në fund shkoj në banjë. Djemtë e tjerë ecin vetëm 10 metra. Të shkosh në tualet është një nevojë themelore e njeriut,” thotë ai. Ai thotë se i ka pyetur miqtë e tij djemë të cilët e dinë se ai është trans, nëse do dëshironin që të frekuentoja tualetin e tyre, dhe përgjigja e tyre ka qenë jo. Ata nuk do të bënin. “Dhe pse jam mësuar tani, unë përsëri ndihem i nervozuar sa herë shkoj në tualet. Pyes veten: ‘Çfarë do të mendojnë njerëzit për mua?’ Si një 14-vjeçar, nuk duhet të shqetësohem për kufizimin e të drejtave të mia. “Unë nuk do të heq dorë nga rruga ime për të bërë të tjerët të lumtur. Unë nuk jam problem për shoqërinë. Ata thonë se ka gjëra që nuk shkojnë me ne për shkak të identitetit tonë gjinor. Unë thjesht shpresoj që kur të jem 18 vjeç, gjërat të jenë më mirë, sepse nuk do doja që femijët e tjerë trans të përballeshin me të tilla situata.”
Për të luajtur sport: ‘Kam punuar aq shumë’
Ava, 12 vjeç, ka notuar gjithë jetën e saj.
“Noti për mua është një mënyrë për t’i shpëtuar stresit të jetës dhe për t’u argëtuar. Unë kam notuar gjithë jetën time. Unë e dua atë dhe gjithmonë do e dua, thjesht ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të isha në gjendje të vazhdoja notin, kjo do të më trishtonte shumë. Unë nuk do të isha në gjendje të shihja miqtë e mi. Do të ndihesha mjaft e vetmuar. Është një pjesë e jetës sime për të cilën kam punuar kaq shumë dhe do ishte e vështirë nëse nuk do e vazhdoja më. Mesa duket ligjvënësve iu intereson vetëm ajo cfarë unë kam nën pantallonave dhe jo aftësitë apo kntributi im në këtë ekip.”
Për t’u ndaluar nga ekipi: ‘Ajo e dinte se nuk ishte e drejtë’
Jeanette Jennings, nëna e Jazz Jennings, një yll real i të rinjve trans, Florida
Kur Jazz ishte tetë, ajo u ndalua nga ekipi i futbollit të vajzave. Ishte e shëmtuar. Ata na thanë që Jazz ishte i mirëpritur për të luajtur në ekipin e djemve, ose ajo mund të praktikonte me vajzat, por vetëm duke e praktikuar nga stolat. Por ajo donte të luante lojërat, kështu që vendosi të luante me djemtë. Asaj nuk i pëlqente vërtet. Ajo nuk mund të lidhej me ta. Ajo kishte pasur vetëm shoqe vajza. Ajo nuk mund të luante në mënyrën që dëshironte të luante. Ajo po mbahej, nuk donte të prekte djemtë. Arriti në pikën kur ajo po shqetësohej aq shumë. Ajo do të dilte në fushë dhe vetëm do të qëndronte atje, e paralizuar dhe e ngrirë, ose duke qarë histerikisht. “Ne luftuam aq shumë për të fituar betejat tona dhe do të luftojmë, nuk dua të shikoj askënd që të përulet, qeveria dhe ligjvënësit këtë duan, thotë ajo.”
Kris Wilka, 13 vjec, nga South Dakota
“ Kam filluar të luaj futboll kur isha tetë vjeç. Pastaj në shkollën e mesme , ata kontaktuan babanë tim dhe thanë: ‘Ne thjesht kemi frikë se ai do të ngatërrojë fëmijët e tjerë dhe nuk do të jetë një përvojë e mirë për të dhe fëmijët e tjerë.’ Ata nuk ishin të shqetësuar për arsimin tim shkollor. Ata thjesht ishin të shqetësuar se unë mund t’i hutoja njerëzit. Isha i tronditur. Dhe isha i shqetësuar se mos nuk isha në gjendje të vazhdoja futbollin fare. Kam ndërruar shkollë dhe ishte mahnitëse. U thashë të gjithë mësuesve të mi se isha trans dhe atyre as nuk u interesonte fare. Ata më trajtuan si çdo student tjetër, si çdo fëmijë tjetër në ekip. Kjo është ajo që unë doja. Nuk doja të isha i dëbuari. Unë kam krijuar miqtë e mi më të ngushtë në ekipin e futbollit. Ata janë shumë mbështetës. Ata më dhanë pozicionin që menduan se e meritoja.”
Christa dhe Jeffrey White, prindër të një vajze trans 12-vjeçare
Alabama Christa, mamaja e vajzës transgjinore thotë se “kujdesi për gjininë ka bërë të gjitha ndryshimet. Besimi i saj u rrit. Unë as nuk mund të shpjegoj se sa më e gjallë dhe e mbushur me jetë është, thjesht duke e ditur që është ajo që është. Këta fëmijë nuk po shkojnë askund. Ata janë këtu. Ata janë ata që janë. Dhe detyra jonë si prindër dhe njerëz dhe qytetarë të botës është vetëm t’i ndihmojmë ata të gjejnë veten dhe të jenë vetvetja e tyre pa diskutim.”
Jeffrey, babai i vajzës transgjinore thotë se “unë jam inxhinier, kështu që kam lexuar shumë artikuj shkencorë gjatë viteve. Dhe kalova një kohë të gjatë duke parë literaturën mjekësore për këtë fenomen, e cila e shpjegon shumë e qartë se sa shumë bie niveli i vetëvrasjeve tek fëmijët kur ju nuk i trajtoni ndryshe dhe jepni atë që meritojnë.”
Për ballafaqimin me ligjvënësit: ‘Ata me të vërtetë nuk dëgjojnë’
Miles, 14 vjec , nga Misuri
“Nuk është shumë e lehtë të shkosh në Kapitol. Unë kam qenë tetë apo nëntë herë, kështu që jam mësuar, por pjesa më e vështirë është të shohësh fëmijët që janë më të vegjël se unë, dhe mendoj se cfarë do të kalojnë. Jam mësuar të dëgjoj ligjvënësit të flasin për komunitetin tim, kështu që nuk mendoj shumë për këtë pjesë, jam mësuar tashmë. Por nuk është e lehtë, dhe definitivisht nuk është në rregull. E di që ata nuk më njohin vërtet. Kështu që në të vërtetë nuk e marr për zemër atë që thonë. Ata nuk i dinë përvojat e mia, dhe edhe nëse përpiqem t’u tregoj atyre, ata në të vërtetë nuk i dëgjojnë. Unë dua që ata të dinë se unë jam një fëmijë ashtu si çdo fëmijë tjetër. Udhëtimi im i jetës nuk ka qenë i lehtë. Të jesh trans në vetvete nuk është e vështirë. Pjesa e vështirë është pikëpamja shoqërore. Njerëzit nuk vetëvriten sepse janë trans, por ata e dëmtojnë veten për shkak të mënyrës se si i shikon shoqëria. Mënyra se si ata na shohin ndikon në mënyrën se si ata na trajtojnë dhe kjo ndikon në shëndetin tonë mendor.”