Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tanimë disa ndryshime “për mbrojtjen nga diskriminimi”.
Këto ndryshime mjaft të rëndësishme në thelb, përfshijnë edhe personat që jetojne me HIV/AIDS, dhe për personat me karakteristika seksuale, gjinore dhe racore të ndryshme.
Ai gjithashtu do të shqyrtojë nëse viktima e diskriminimit pësoi pasoja serioze bazuar në këtë sjellje.
Autoritetet publike nuk do të jenë të detyruara të promovojnë të gjitha llojet e barazisë dhe të parandalojnë në mënyrë aktive diskriminimin gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.
Pozicioni i Komisionerit për Diskriminim është forcuar pasi me ndryshimet e reja, të gjitha institucionet publike dhe entet private janë të detyruar të mbështesin punën e tyre duke dhënë të gjitha informacionet e kërkuara dhe duke garantuar qasjen në informacion menjëherë.
Përfaqësues të HIV/AIDS, e konsiderojnë si një sukses këto ndryshime ligjore ndërsa shprehen se pavarësisht ekzistencës së ligjeve të tilla, klima shoqërore në vendin tonë e bën këtë kategori që të ketë probleme të mëtejshme.
“Nga pikepamja e jurisprudencës përfshirja e jetesës me HIV/AIDS në ligjin që mbron individët nga mos diskriminimi është një arritje e rëndësishme dhe një nisme për tu përshëndetur.
Pikërisht ky detaj i mungonte jurisprudencës shqiptare dhe më saktë pikërisht ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi në mënyrë që ky të ishte më i plotë dhe gjithë-përfshirës.
Sigurisht, këto modifikime do japin frytet e tyre në kohë të caktuar por gjithmonë ekziston problemi që jetesa me HIV/AIDS ka kompleksitetet e veta ku individët pavarësisht ekzistences së ligjeve toleruese hezitojnë tu referohen atyre pasi kjo gjithmonë shoqërohet me frikën e bërjes publike të gjendjes shëndëtesore”- shprehen përfaqësues të grupimit HIV/AIDS Albania.
Karakteristikat e mbrojtura sipas ligjit shqiptar tani
përfshijnë racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, kombësinë, bindjet politike, fetare
ose filozofike, statusin ekonomik, arsimor ose shoqëror, gjininë, identitetin
gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, jetesën me HIV / AIDS,
shtatzënia, përgjegjësia perinatale, përgjegjësia prindërore, mosha, statusi
martesor, vendi i banimit, gjendja shëndetësore, predispozicioni gjenetik,
pamja e jashtme, paaftësia, përkatësia në një grup të veçantë. ”
Ndryshime janë bërë gjithashtu për të kategorizuar diskriminimin e përsëritur ose të vazhdueshëm ose diskriminimin e motivuar nga më shumë se një arsye si një “formë serioze e diskriminimit”. Ai gjithashtu do të shqyrtojë nëse shënjestra pësoi pasoja serioze bazuar në diskriminimin ndaj tyre. Gjoba për një formë serioze të diskriminimit është rritur gjithashtu për të dyfishuar shumën e dhënë për llojet e tjera të diskriminimit.
“Ligji do të shërbej si një garantues apo edukues por vështiresitë janë të panumërta dhe shpesh nuk mund të rregullohen vetëm me një ligj sanksionues.
Procesi i luftës ndaj diskriminimit apo stigmatizimit të personave që jetojnë me HIV/AIDS duhet të shoqërohet me një program të mirë-studiuar edukues dhe informues.
Nuk mund të pretendojmë se u zgjidh cështja e diskriminimit apo stigmatizimit vetëm sepse u shtua si zë në këtë ligj, por në një vend ku shkalla e mos-informimit dhe mos-edukimit të popullatës mbi cështjet e shëndetit seksual dhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme këto ligje duhet sikur pozicionohen në jurisprodencë vetëm si një detyrim.
Duhet që masat mbrojtëse si ky ligj të shoqërohen me masa të tjera pronovuese dhe edukuese në jetën e përditeshme.”- shprehen përfaqësues të grupimit Hiv/Aids Albania./ HistoriaIme