Qeveria e Shqipërisë, me propozim të Komitetit të Ekspertëve ka miratuar një akt normative, sipas së cilit vendosja e maskës në ambiente të mbyllura, publike dhe private bëhet e detyrueshme.
Sipas aktit normative, shkelësit e kësaj mase do të gjobiten në masën e 2000 lekëve të reja.
Përdorimi i barrierave mbrojtëse nga çdo qytetar është një masë efikase për kufizimin e përhapjes së COVID19 dhe uljen e numrit të të infektuarve
“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, – tha ministrja e Shëndetësisë, dhe e Mirëqenies Sociale, Zonja. Ogerta Manastirliu.
Këto masa vijnë pasi numri i rasteve me koronavirus, dhe i të vdekurve në Shqipëri është rritur ndjeshëm javët e fundit, ku deri në publikimin e këtij artikulli kanë rezultuar pozitiv 3752 persona, nga këto 1560 janë raste aktive, 2091 janë të shëruar, 101 persona kanë humbur jetën./ Historiaime