Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë vuri një flamur të diversitetit, simbolin e komunitetit LGBTI+, përballë fasadës së saj në nder të Muajit të Krenarisë.
Flamuri i diversitetit nuk mund shfaqet në publik në Rusi, për shkak të një ligji të diskutueshëm që ndalon “propagandën homoseksuale ndaj të miturve” dhe qëndrimet e vazhdueshme anti-LGBT në të gjithë vendin.
Megjithë reagimin kundër flamurit nga ligjvënësit rusë dhe grupet e krahut të djathtë, Moskovitët gjetën mundësinë për të shkrepur disa foto para flamurit, në një shfaqje të mbështetjes për të drejtat e komunitetit LGBTI+ në Rusi.
Rusët postuan foto të vetes përpara flamurit, disa prej tyre të veshur drag dhe me grim të ndritshëm të ylberit, ose duke puthur partnerët e tyre të të njëjtit seks.
Flamuri u zbulua në ditën kur rusët në mbarë vendin filluan të votojnë për ndryshimet kushtetuese që do të shtonin një klauzolë që përcaktonte martesën si bashkim midis një burri dhe një gruaje në Kushtetutë.
Kritikët thonë se klauzola do të parandalonte në mënyrë të efektshme martesën brenda gjinisë në Rusi.
Presidenti i SHBA Donald Trump, në një vendim të vitit të kaluar ndaloi ambasadat amerikane që të varnin flamujt e Krenarisë në fasadat e tyre, por hasi kundërshtime nga diplomatë të shumtë, të cilët sërish shprehën mbëshetjen e tyre ndaj komunitetit LGBTI+ për muajin e krenarisë.
Ambasada e Sh.B.A shkruajti në një deklaratë se “Qershori është Muaji i Krenarisë dhe ne festojmë që të gjithë meritojnë të jetojnë një jetë të lirë nga urrejtja, paragjykimet dhe persekutimet”.
Sipas një sondazhi publik, të rinjtë në Rusi kanë tendencë të jenë më tolerantë dhe pranues ndaj komunitetit LGBTI, sesa gjeneratat e vjetra.
Ngritja e Flamurit më 25 Qershor shënoi edhe 42 vjetorin e shfaqjes së parë të flamurit të ylberit në një paradë krenarie gej në San Francisko në vitin 1978.
Burimi: The Moscow Times
Burimi i fotos: sasha.fedekha / Instagram