Në një deklaratë skandaloze, një klerik i lartë mysliman në Turqi, Ali Erbaş, gjatë një ligjërate e cila është transmetuar në të gjitha xhamitë në Turqi, ka shënjestruar komitetin LGBTI dhe personat që jetojnë me HIv, duke thënë se personat LGBTI, shkaktojnë sëmundje.
Ali Erbas, kryetari i një komuniteti të financuar nga shteti i quajtur Diyanet, i cili drejton xhamitë dhe emëron imamët, pohoi gjatë predikimit të tij të përjavshëm se homoseksualizmi shkakton HIV/AIDS, ndërsa këto deklarata janë mbështetur edhe nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Njerëzit! Islami e çuan tradhtinë bashkëshortore si një nga mëkatet më të mëdha. Ai mallkon njerëzit homoseksual. Cila është mençuria e kësaj? Dituria këtu është se sjell sëmundje dhe degjeneron brezin. Qindra mijëra njerëz në vit janë të ekspozuar ndaj virusit HIV të shkaktuar nga ky mëkat i madh (homoseksualizmi), e cila trajtohet si tradhti bashkëshortore në Letërsinë Islame. Le të vijnë dhe të luftojmë së bashku për të mbrojtur njerëzit nga kjo lloj e keqe.”-është shprehur Ali Erbaş, duke anashkaluar tërësisht shkencën, dhe studimet shkencore të miratuara dhe aprovuara nga shkencëtarë në mbarë botën, të cilët nuk kanë thënë asnjëherë se homoseksualizmi shkakton ndonjë sëmundje.
Zëdhënësi i Presidentit dhe këshilltari kryesor İbrahim Kalın dhe disa Ministra e mbështetën fushatën e urrejtjes me ligjërimet e tyre diskriminuese.
Meenjëherë pas kësaj deklarate në Turqi ka nisur një fushatë e egër, kundër komuniteti LGBTI.
Nga ana tjetër, krahas fushatës kundër komunitetit, ka pasur edhe reagime të ashpra kundër Ali Erbaş.
Partitë politike, sindikatat dhe organizatat joqeveritare përfshirë partitë kryesore opozitare CHP dhe HDP po reagojnë ndaj kësaj gjuhe të urrejtjes.
Në këto reagime, Shoqata e të Drejtave të Njeriut (IHD) ka bërë një deklaratë kundër Ali Erbaş. Në deklaratën e tyre IHD thoshte: “Është detyrë e shtetit të parandalojë diskriminimin, krimet e urrejtjes dhe pabarazinë gjinore. Prandaj, ne bëmë një denoncim kundër Ali Erbaş i cili kreu krimin aktual dhe kërkojmë nga çdo institucion përgjegjës shtetëror që ta shkarkojë atë”.
Shoqatat e Avokatëve të Ankarasë, Dijarbakirit, Stambollit dhe Izmir dënuan gjithashtu këtë fjalim diskriminues të bërë nga zyrtarët e shtetit.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Ankarasë filloi një hetim tjetër ndaj avokatëve së Ankarasë pas reagimit të tyre që dënonin deklaratën e klerikut, Si bazë për hetimin e tyre, ata përdorën “Kodin Penal Turk Artikulli Nr.5237: për të fyer vlerat fetare të miratuara nga një pjesë e shoqërisë”.
Pasi fillimit të hetimit, Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gyl mbështeti hetimin me këto fjalë: “Unë mendoj se pikat e deklaruara nga Avokatura e Ankarasë nuk i përshtaten një institucioni juridik të vendosur mirë, unë e dënoj deklaratën”./ HistoriaIme